Haxhiu e quan vendim politik mosmiratimin e Projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta

Prishtinë | 29 Kor 2018 | 08:09 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e Komisionit për Arsim, Tetuta Haxhiu e ka quajtur vendim politik vonesën e kalimit të Projektligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.

Haxhiu në një prononcim për Ekonomia Online tha se arsyeja e vonesës po bëhet për shkak se Projekligji ka ardhur në kohën e kësaj qeverisjeje, sepse miratimi i tij s’përbën implikime buxhetore.

Por, nga ministria e Financave thonë se me miratimin e këtij Projektligji për 20 vjet nga buxheti i shtetit hargjohen 500 milionë euro.

“Një gjë e tillë po ndodhë fatkeqësisht për shkak të politikës. Kjo për shkak se dikujt po i konvenon vetëm pse ka ardhë ky ligj në këtë kohë dhe kjo është arsyeja. Por nëse kthehemi në retroaktivë 5 vite rresht të gjitha subjektet politike kemi kërkuar që ky ligj me ardhë. Unë konsideroj që më shumë është bërë politike sesa që në realitet i kushton ose ka kosto ky Ligj”.

“Pra, për t’ua sqaruar të gjithë punëtorëve të arsimit të asaj kohe, nuk flitet për shuma marramendëse sepse janë keqinterpretuar. Pra flitet për një koeficient, një shumë simbolike, 65 euro nëse kanë punuar 10 vite për 23 euro nëse kanë punuar deri në 5 vite aktualisht, por megjithatë është punë e jona, punë e deputetëve për çka unë jam shumë e sigurt që të gjithë anëtarët e komisionit janë të përkushtuar dhe do ta bëjmë një ligj të zbatueshëm”.

Ndërkaq Haxhiu shtoi se nëse ministritë e linjës nuk do të japin kontribut, komisioni do ta bëjë Ligjin pa miratimin e tyre.

Për grevën e paralajmëruar për shtator nga SBAShK-u, nëse nuk ndryshohet Projektligji për paga, ajo tha se është vendim i nxituar dhe duhet të presin derisa Projektligji të miratohet, raporton EO.

“Unë mendoj që ka keqkuptime, keqinformime. Ligji për pagat nuk ka ardhë ende në Kuvend. Sindikata duhet ta kuptojë që nuk është gjithçka e finalizuar”.

“Pas leximit të parë, pastaj punës që është në Kuvend, kur është leximi i dytë pastaj mund të reflektojnë varësisht prej asaj që ata mendojnë që është e drejtë apo nuk është e drejtë. Mirëpo e fundit duhet të jetë greva, nuk duhet menduar që greva është gjithçka”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme