Bytyqi kundër vendimit të KShC-së për mosakreditimin e tri universiteteve

Prishtinë | 15 Kor 2019 | 18:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi në konferencën e mbajtur sot, në lidhje me vendimin e mosakredimit të tri universiteteve publike, të cilin e ka marrë Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) ka theksuar se, ky vendim është në kundërshtim me vendimin e datës 12 korrik 2019, sipas të cilit, Këshilli nuk duhet të merr asnjë vendim pa pasur një qartësim në lidhje me çështjet që janë ngritur nga Agjencia Antikorrupcion.

Ministri Bytyqi ka sqaruar se, ditë më parë Agjencia Antikorrupcion ka ngritur dyshime për parregullsi në lidhje me përbërjen aktuale të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, çështje kjo e cila duhet të sqarohet nga KShC.

“Këto nuk janë vendime të MAShT-it sepse Agjencia e Akreditimit dhe Këshilli Shtetëror i Cilësisë marrin vendime sipas ligjeve në fuqi. Më duhet të sqaroj se ne kemi pasur një shkresë e cila ka ardhur nga Agjencia Antikorrupcion, ku disa çështje të cilat janë ngritur në këtë shkresë AKA dhe KShC ka pasur nevojë ti qartësojë. Në shkresën e Agjencisë Antikorrupcion thuhet se ka pasur shkelje në përbërjen aktuale të KShC-së dhe ne ju kemi drejtuar KShC-së në mënyrë që këto çështje të qartësohen dhe kemi kërkuar mos të kenë vendimmarrje deri në zgjidhjen e këtyre problemeve”, ka thënë Ministri.

Ndër të tjera, ministri Bytyqi ka theksuar se, në mbledhjen e të premtes, të datës 12 korrik 2019, të cilën e ka mbajtur KShC dhe për të cilën MAShT është njoftuar vetëm përmes shkresës që ka ardhur të dielen nga kryetari i KShC-së, është thënë se, pas marrjes së letrës nga Ministria e Arsimit, KShC ka marrë vendim që të presë sqarime shtesë nga Agjencia Antikorrupcion dhe të mos ketë ndonjë vendim deri më 22 korrik 2019.

Ministri Bytyqi ka vlerësuar se, vendimi që sot ka marrë KShC, nga i cili vendim janë prekur tri universitete publike bie në kundërshtim me vendimin që ky institucion ka marrë të premten.

“Pasi që kemi një kundërtim të vendimeve nga KShC, gjegjësishtë Agjencia Kosovare e Akreditimit presim që kjo ështje të adresohet në Qeveri për të parë cilët do të jenë hapat e më tutjeshëm”, ka thënë ministri Bytyqi.

Lexo më shumë:

Të ngjashme