Jasharaj në Lipjan: Greva vazhdon, nuk ka ndryshim vendimi

Lipjan | 16 Jan 2019 | 10:47 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Po vazhdon dita e tretë e grevës së përgjithshme në arsim, por vendimi pritet që të mos ndryshohet. Kështu u shpreh kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës në Kosovë, Rrahman Jasharaj, tha në Lipjan gjatë vizitës që i bëri shkollës “Vëllezërit Frashëri”.

Ai pohoi se nuk do lëviz asnjë centimetër nga vendimi për grevën pa lëvizje pozitive të institucioneve, ndonëse ka thënë se takimet me to janë shtuar ditët e fundit, raporton Ekonomia Online.

“E dini rrjedhat e obligimeve tona, nuk është me dëshirën tonë kjo grevë. Nuk kemi lanë derë pa hapë duke argumentuar se Ligji i Pagave është diskriminues për arsimin. Kemi pas premtime nga kryeministri që ka pas premtim ti ndryshoj koeficientet. me tetë shtator bëmë protestë duke menduar se ai alarm do jetë i mjaftueshëm por qeveria nuk reagoi. Duke pa se institucionet për qëllimet e tyre politike po e Ngutin ligjin E pagave dhe po e kushtëzojnë qe ta dështojnë dhe be nuk patëm zgjidhje tjetër”, u shpreh Jasharaj.

Ai e ka quajtur risi përfshirjen e çerdheve në grevë, megjithëse jashtë tyre kanë mbetur më se 400 fëmijë, ndërsa sipas tij, nga gjithë sistemi arsimor kanë mbetur jashtë shkollave fillore e të mesme 400 mijë nxënës.

“Greva tregoi unitetin e SBAShK-ut sepse kësaj radhe risi e jonë është se janë edhe çerdhet e Kosovës që janë bashkë me ne. Kjo ndikoi, hapat e parë ndihen sepse kemi takime të vazhdueshme me institucionet. Ne po lypim ngritje të koeficibetëve që tërë sistemi arsimor të ketë vendin meritor. Mos të harrojnë se edhe be jemi prind por nuk kemi pas zgjidhje. Amanetin tuaj do ta çoj në vend në emrin tuaj dhe nuk do lëviz asgjë centimetër prapa”, tha Jasharaj, raporton EO.

Milazim Sadiku, kryetar i Këshillit të Prindërve të Lipjanit tha se e kanë përkrahjen e tyre për këtë grevë. Ymer ymeri nga SBAShK-u tha se nuk u besojnë as ministrit të Arsimit dhe as kryeministrit pa pasur vepra.

“As ministrit Bytyqi nuk i besojmë, as kryeministrit nuk i besojmë pa kaluar në vepra. Unë mendoi se qeveritarët janë ende në mendim se do të na mashtrojnë. Nuk do të mashtrohemi”, tha Ymeri.

Gjatë kësaj vizite u kërkua mbështetje nga institucionet dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme