MASHT ka angazhuar 100 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 10:54 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi ka raportuar lidhur me zbatimin e Strategjisë Nacionale për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar në Republikën e Kosovës 2013-2023,  në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Ai tha se MASHT është angazhuar vazhdimisht që t’ i kryej të gjitha obligimet që janë në ndihmesë të fëmijëve dhe njerëzve me nevoja të veçanta në mënyrë që t‘u krijohen atyre kushte të mira mësimore, raporton Ekonomia Online.

“Janë bërë intervenime në planin e infrastrukturës ligjore,  janë draftuar 3 udhëzime: i pari ka të bëj me qendrat hetimore që është funksional dhe i zbatueshëm, hartimi i udhëzimit për ekipi vlerësues pedagogjik dhe udhëzimi për hartimin dhe planin individual të arsimit”, tha Bytyqi.

“Kemi hartuar parametrat e financimit për fëmijët me nevoja të veçanta futja e formulës së re qe ka përfunduar nga MASHT dhe pritet te zbatohet me Bankën Botërore, e që do ndihmoj në rritjen e cilësisë në arsimin që këta fëmijë janë”.

Ai ka dhënë detaje rreth angazhimit të ministrisë në këtë drejtim.

Ministri ka treguar se sa asistentë të ri ka angazhuar.

“Për herë të parë MASHT ka bërë angazhim të veçantë në grantin specifik të vitit 2019, kemi angazhuar 100 asistentë të ri për fëmijët me nevoja të veçanta dhe këta asistent që do angazhohen në vitin 2019 do të u ndihmoj këtyre fëmijëve. Janë angazhuar 9 mësues mbështetës në komuna ku ka pas nevojë, tani janë 85 mësimdhënës mbështetës në tërë Kosovën. Janë angazhuar 2 instruktorë të gjuhës së shenjave dhe në vitin 2019 do angazhohet edhe një asistent tjetër”, tha ai.

Bytyqi tha se për fëmijët me dëgjim të dobët ende duhet bërë në mënyrë që atyre  t’u krijohen kushtet e mira mësimore dhe t’u përmbushën nevojat e tyre.

Bujar Kadriu, nga Organizata “Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar”, pati vërejtje pse ministri i Punës, Skënder Reçica, dhe ai i Shëndetësisë,  Uran Ismaili, “nuyk kanë gjetur kohë” që të marrin pjesë në këtë takim. Ai tha se prej të gjitha ministrive, vetëm te MAShT-ja ka vërejtur progres pozitiv, raporton Ekonomia Online.

“Kam kërkuar takim tek ministri i MASht lidhur me komunitetin e të shurdhërve dhe kabineti i juaj ka thënë se ministri është i ngarkuar por kërkesat e tyre janë të mëdha, sa i përket politikave të strategjive janë më mirë si ministri,  në krahasim me ministritë e tjera të linjës”, tha Kadriu.

Ai u shpreh i shqetësuar dhe i zhgënjyer me punën e ministrive të cilët nuk po i kryejnë premtimet që iu kanë dhënë.

Hasmi Maksuti, nënkryetar i Iniciativës së Organizatës së të Verbërve, komentoi mungesën e literaturës për personat e verbër në studimet universitare. Ai tha se këta persona kanë mungesë të literaturës sidomos në arsimin universitar dhe zgjedhjen e gjejnë vetë përmes teknologjisë.

“Personat me aftësi të kufizuar, duhet të bëjmë çmos me u integru komplet në arsimin normal që integrimi i tyre të jetë komplet, tani ekziston personeli që kanë mundësi të ndërmarrin masa”, tha Maksuti.

Sebahate Beqiri,  nga Down Syndrome Kosova, pati shqetësime të mëdha sa i përket fëmijëve me këtë sindromë. Ajo tha se gjendja e personave me aftësi të kufizuar ende vazhdon të jetë e rëndë. Beqiri tha se këta persona nuk kërkojnë lëmoshë, por vetëm të drejtat e tyre që u takojnë.

“Shprehim shqetësim për termet që kemi në tekste shkollore kemi kërkuar që në biologjinë e klasave 10, 11 termet lidhur me sindromën Down paraqiten me një term që është i absolutisht i ndaluar dhe fatkeqësisht ne u japim mundësi nxënësve të mësojnë dhe të kenë paragjykime për fëmijët me sindromë down”, tha ajo.

Beqiri tha se shuma që marrin këta fëmijë prej 100 euro në muaj si ndihmesë nuk u ndihmon aspak pasi që parat e tyre shkojnë duke paguar asistentët e tyre me shumë edhe më të mëdha ku me ligj këtë nuk e lejon MAShT.

Ministri i MAShT, Shyqiri Byqyti tha se të gjitha këto shqetësime që u thanë janë po ashtu edhe shqetësime të ministrisë por që kërkojnë kohë të përmirësohen.

Zëvendës ministrja e MKRS, Leonora Morina-Bunjaku ka treguar disa nga hapat që ka marrë MKRS në ndihmesë të personave me aftësi të kufizuar dhe aktivitetet që jnq organizuar nga ana e ministrisë. Ajo tha se MKRS në shënimin e ditës botërore të personave me aftësi të kufizuara ka punësuar tre persona për tri ditë.

Për këtë fakt ajo u kritikua nga shoqata e të shurdhërve, që sipas tyre kjo nuk mund të quhet fare ndihmesë sepse për 3 ditë asgjë nuk mund të punohet.

“Unë mendoj se nuk është e mjaftueshme por me kërkesë se zyrës së qeverisjes së mirë për ditën botërore të personave me aftësi të kufizuar kjo ka qenë simbolike, por nuk do të thotë se këtu do të përfundoj në të ardhmen numri i të punësuarve do të rritet dhe do jetë në të mirën e të gjitha komuniteteve”, tha Morina-Bunjaku.

“Ne kemi planë afatgjate që të i mbështesim dhe ndihmojmë personat me aftësi të kufizuar”, tha ajo.

Deputetja  Lirie Kajtazi ka kritikuar ministritë të cilat sot nuk ishin prezente. Ajo tha se Ministria e Punës dhe ajo e Shëndetësisë kanë nga 4 zëvendësministra dhe të paktën njëri prej tyre do të ishte mirë të vinte këtu. Sipas saj, kjo tregon neglizhencën e tyre si ministri dhe mungesën e llogaridhënies.

Lexo më shumë:

Të ngjashme