Mbahen garat në recitim të poezisë në anglisht, marrin pjesë dhjetëra nxënës

Prishtinë | 13 Dhj 2019 | 15:15 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë, ka organizuar garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze, raporton Ekonomia Online.

Nxënësit finalistë nga e gjithë Kosova të klasave 3-12 konkurruan në garën e katërtë vjetore Po-e-Zë që është një konkurs nacional recitues i organizuar nga Vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë.

Nxënësit recituan poezi në gjuhën angleze dhe u vlerësuan nga juria profesionale.

Në fund u zgjodhën tre fitues për secilën grupmoshë:

Fitues nga mosha 3-5 vjeçare ishte Erda Kameri

Fitues nga mosha 6-9 vjeçare ishte Malsro Arifi

Fitues nga mosha 10-12 vjeçare ishte Arnisa Haxhiu.

Marisa Koontz, mësuese e gjuhës angleze në “Vullnetarët e Korpusit të Paqes në Kosovë”, tha se qëllimet e kësaj gare janë përmirësimi i aftësive të nxënësve në gjuhën angleze, rritja e vetëbesimit të tyre, dhe që ata të krijojnë një zonë për kreativitetin dhe vetë-shprehjen e tyre.

“Esenca e këtij organizimi ka qenë që me ju rrit vetëbesimi nxënësve e sidomos fëmijëve më të vegjël dhe meni ndihmua ata me e zhvillu anglishten dhe meni ndihmua se si të shprehen dhe gjithashtu me i shty që të merren me poezi. Krejt qëllimi pse u bë ky organizim ka qenë me shty fëmijët të merren edhe me gjuhën angleze dhe me qenë në hap me Evropën”, tha ajo.

Fëmijët përveç certifikimit janë shpërblyer nga “American Corner” edhe me fletore, lapsa dhe disa libra në gjuhën angleze.

Po ashtu iu ndan edhe nga një çantë të vogël me gjësende brenda.

U tha se kjo garë do të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm.

Lexo më shumë:

Të ngjashme