Mbi 50 për qind të nxënësve në shkollat fillore të Prishtinës nuk janë lexues të rregullt të librit

Prishtinë | 14 Qer 2019 | 11:12 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata joqeveritare ETEA ka publikuar raportin hulumtues “Lexueshmëria në shkollat fillore publike të Prishtinës”, raporton Ekonomia Online.

Në bazë të këtij hulumtimi del se interesimi për librin ka rënë dukshëm. Rezultatet tregojnë se mbi 50 për qind të nxënësve në shkollat fillore nuk janë lexues të rregullt të librit.

Hulumtuesja e këtij raporti, Liridona Sijarina, ka treguar se nga ky hulumtim është vërejtur se vajzat lexojnë më shumë se djemtë, por megjithatë jo të gjitha kanë krijuar kulturë leximi.

“Më shumë se gjysma e nxënësve nuk kanë arrit me i listu të paktën tre librat e fundit që i kanë lexuar. 46.2 kanë arrit me i listu tre prej tyre ndërsa 26 për qind të paktën dy libra. Ndërsa shqetësuese është 12.1 për qind nuk kanë qenë në gjendje të paktën ta listojnë një libër që e kanë lexuar. Leximi bie te klasat e 5, kalimi nga klasa e 4 tek e 5 shënon një rënie. Nxënësit e klasave të 4 lexojnë më shumë, pasi 62.5  për qind që janë deklaruar që lexojnë të paktën tre libra. Tjetër rezultat është që mund të tregojnë për dallime. Vajzat kanë tendencë me lexu më shumë se djemtë”, tha ajo.

Sipas tij, nxënësit që vijojnë në zona urbane lexojnë më shumë se nxënësit në zona rurale.

Ajo tha se mbi 50 për qind nuk janë lexues të rregullt të librit.

“Nxënësit që vijojnë në zona urbane lexojnë më shumë se nxënësit në zonën rurale. Kjo ndodhsha është shqetësuese sepse edhe në raportin e kaluar ka qenë kjo statistikë. Tjetër indikator është me pa edhe frekuencën tek ta. Mbi 50 për qind nuk janë lexues të rregullt të librit. Vetëm 10.7 për qind që kanë deklaruar që janë të regjistruar në bibliotekë e shfrytëzojnë atë për të marrë libra ndërsa pjesë tjerët e shfrytëzojnë më pak bibliotekën për të marrë libra. Nxënësit nuk e shohin librin shumë si aktivitet argëtues, sepse janë pyetur se si e shfrytëzojnë kohën e lirë dhe nxënësit e knë shënuar librin si obligim për të përmbushur detyrat që u janë dhënë”, ka thënë Sijarina, raporton EO.

Ajo tha se fëmijët e klasave më të larta e shohin librin si rekreacion dhe e shprehin kulturën që ata e kanë në familjen e tyre.

“Ne e kemi konsideruar familjen prej bartëse kryesore të kulturës së fëmijëve. Kultura familjare, infrastruktura familjare janë kryesore dhe e bëjnë shprehinë e leximit të fëmijëve. Nxënësit që kanë raft librash në shtëpi kanë tendencë të lexojnë më shumë ndërsa ata që nuk kanë raft librash lexojnë më pak. Një faktor tjetër që e pasqyron qasjen e leximit të librit nga prindërit është edhe se sa ata lexojnë”, tha ajo, raporton EO.

Hulumtuesja tjetër, Diana Morina, tha se nga hulumtimi është vërejtur se ka mungesë të kulturës së leximit.

“Edhe pse kemi mungesë të studimeve empirike që masin lexueshmërinë, bazuar në rezultatet prej ETEA-s është konkluduar që kemi mungesë të kulturës së leximit dhe nivelet e leximi janë të pakënaqshme. Kemi mungesë të nxitjes së leximit dhe mungesë interesi të nxënësve për librin”, tha ajo.

Në këtë hulumtim nga 44 shkolla në komunën e Prishtinës janë përzgjedhë 20 shkolla fillore, 13 në zona urbane e 7 në zona rurale.

Ky projekt i realizuar nga ETEA përkrahet financiarisht nga Komuna e Prishtinës dhe zhvillohet në partneritet me Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” dhe Librarinë “Dukagjini”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme