Ministria e Arsimit fillon ndërtimin e një çerdheje të re në Klinë

Klinë | 15 Gus 2019 | 12:08 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, së bashku me kryetarin e Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, kanë vënë gurëthemelin për ndërtimin e një çerdheje të re në Klinë.

Bytyqi uroi qytetarët e Klinës për këtë objekt, i cili do të ndihmojë në edukimin e hershëm të fëmijëve.

“Sot është kënaqësi qe jemi këtu në Klinë sepse e vumë gurëthemelin e çerdhes e cila është një projekt shumë i rëndësishëm. E përgëzoj këtë vend që do ta ketë një çerdhe si kjo, dhe uroj kryetarin e Komunës për një pritje të jashtëzakonshme. Kjo çerdhe ka rëndësi të veçantë, sepse është në kuadër të angazhimeve tona të përbashkëta. Një kontribut i madh ka qenë edhe nga ana e deputetes Mirjeta Kalludra. Ministria e financon komplet këtë projekt e cila ka një shumë mbi 530 mijë euro, dhe supozoj që është një objekt shumë modern dhe i rëndësishëm për edukimin e hershëm të fëmijëve”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, falënderoi ministrin Bytyqi për shtyrjen përpara të këtij projekti, të cilin e vlerësoi si shumë të qëlluar, pasi që do të edukohen breza të ardhshëm të Kosovës.

“Besoj qe ky është projekti më i rëndësishëm në Klinë , sepse është në pyetje gjeneratat e të ardhmes së Kosovës”, tha ai

Deputetja Mirjeta Kalludra, e cila vjen nga kjo anë dhe ka ndihmuar në jetësimin e këtij projekti, tha se kjo ka qenë kërkesë dhe nevojë e kamotshme e qytetarëve të Klinës.

“Kjo ka qenë kërkesa e qytetarëve të Klinës, sepse çerdhja aktuale nuk i ka plotësuar kushtet dhe kërkesat e fëmijëve. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve”, tha ajo.

Gjatë vizitë në Klinë, ministri Bytyqi ka vizituar edhe punimet e shkollës fillore të mesme të ulët “Ismet Rraci”, e cila pritet të jetë e gatshme në fillim të këtij viti shkollor.

Lexo më shumë:

Të ngjashme