Në dy vjetët e fundit ka stagnuar progresi në arsim, shkak politika

Prishtinë | 20 Jan 2020 | 10:33 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në dy vjetët e fundit nuk ka pasur progres në arsim, gjendja ka stagnuar për shkak të politikbërjes në Kosovë.

Kështu u tha në konferencën “Rrjeti i Kosovës për punësim dhe arsim” i organizuar nga Zyra e BE-së dhe Qendra për Arsim në Kosovë (KEC), raporton Ekonomia Online.

Shefi i Zyrës për Bashkëpunim-Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Luigi Brusa, ka deklaruar se gjendja në arsim ka stagnuar, e gjithë kjo për shkak të përformancës se institucioneve.

Sipas tij, në dy vitet e fundit nuk ka ndryshuar asgjë, andaj shpreson ai se ministria e ardhshme do të fokusohet në arritjen e objektivave kryesore.

“Plani strategjik ka të bëjë më ndryshimin e arsimit në Kosovë. Në këto dy vite të fundit arsimi nuk ka ndryshuar fare. Institucionet në Kosovë nuk janë duke performuar si duhet. Ka një lloj stagnimi në këtë fushë, kemi vënë shumë përpjekje, shpresojmë që ministrinë e ri që do të jetë nivel më i lartë do të punojmë bashkë. Kemi bërë një diagnoze në kuadër të ministrisë se arsimit. Ka disa lloj të ndryshimeve, kur jemi në karrige vazhdojmë të mbesim në atë karrige por jeta vazhdon, edhe arsimi duhet të largohen dhe ti lejojnë gjërat që të ecin para dhe energji të reja të manifestohen e implementohen”

“Ministria e Arsimit duhet të fokusohet në këto dy vitet e ardhshme në këto reforma. Të arrij objektivat e rëndësishme, identifikimi i planit strategjik, zhvillimin profesional të mësimdhënësve, rekrutimi i tyre, zhvillimin e legjislacionit në fushën e arsimit”, u shpreh Brusa.

Brusa theksoi se pa investim në arsim, shteti nuk mund të ketë konkurrencë globale.

Siç tha ai, për të pasur rezultate duhet të bëhet rekrutimi i mësimdhënësve.

Brusa ka fajësuar Ministrinë e Arsimit, andaj thotë se në qeverinë e ardhshme duhet të fuqizohen kompetencat e inspektimit.

Ndër të tjera, Brusa potencoi se problemet duhet ti zgjidhni vet, donatorët dhe ekspertët nuk e bëjnë këtë.

“Jo shumë progres është bërë gjatë këtyre viteve. Pa investim në arsim shteti nuk ka mundësi për konkurrencë globale. Qeveria e re do të na vijë dhe shpresoj që do të alokojë në resurse të ndryshme në arsim. Për të prodhuar rezultate duhet mësimdhënës kreativ e profesional. Është vështirë në Kosovë për të pasur një procedurë objektive dhe aplikim te rregullave në nivel qendror. Fëmijët në Kosovë janë mbrapa kjo është vërejtur edhe në testin PISA”

“Ata po i penalizojnë këta të rinj, disa nga titujt që ata do ti marrin, kjo vlerë pastaj është zero. Pavarësisht sfidave, ministria e arsimit është përgjegjës për përformancen në përgjegjësi. Kompetencat e inspektimit duhet të fuqizohet. Ftoj prindërit, mediat dhe organizatat topi është në fushën e juaj, mos mendoni që donatorët ose ekspertët nga jashtë nuk ia zgjedhin problemet e juaja, atë duhet ta bëni vet”, u shpreh Brusa.

Përfaqësuese nga MASHT, Fadile Dyla, ka konfimuar se gjendja vazhdon të jetë jo e mirë në arsim.

“Plani strategjik është dokument i dalur nga nevojat e arsimit. Pjesëmarrja dhe gjithëpërfshirja, arsimi profesional i të rriturve. Kemi bërë raporte të vlerësimit, kemi punuar në raportin 2017-2018. Mbesim të përkushtuar për planin strategjik që do ta ndihmojë që të arrijmë objektivat në vitin 2020. E dimë që gjendja në arsim nuk është e mirë”, ka thënë ajo.

Drejtori ekzekutiv, Qendra për Arsim ne Kosovë, Dukagjin Pupovci, ka njoftuar se deri në vitin 2018 numri i nxënësve ka rënë për 20% derisa numri i mësimdhënësve është rritur për 3%.

“Gjatë këtyre 4 viteve ne jemi bindur se institucionet janë të hapura për shoqërinë civile. Ne kemi pasur dyert e hapura në hartimin e politikave. problemi madhor i politikbërjes në Kosovës është imolementimi. Prej shpalljes se pavarësisë numri i nxënësve ka rënë për 20%, numri i mësimdhënësve është rritë për 3%”, njoftoj Pupovci.

Me këtë rast u  prezantua raporti i monitorimit për zbatimin e “Planit Strategjik të Arsimit në Kosovë 2017 – 2021”. Ky projekt kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve,  fuqizimi e organizatave dhe rritjen e përfshirjes së tyre në vendimmarrje.

Lexo më shumë:

Të ngjashme