Në Kolegjin Universum, prezantohet nisma SEC2U e Komisionit Evropian

Prishtinë | 20 Tet 2016 | 16:37 | Nga

Në Kolegjin Universum në Prishtinë, sot u mbajt ngjarja Startup Europe Comes to Universities (SEC2U) iniciativë për promovimin e një kulture të ndërmarrësisë në Evropë.

SEC2U është nismë e përkrahur nga Komisioni Europian dhe Startup Europe e cila shënohet për herë të parë këtë vit me datat 17-21 Tetor ku marrin pjesë më shumë se 35 Universitete Europiane si Cambridge University, Mastricht University, etj. Në mesin e këtyre Universiteteve është pjese edhe Kolegji Universum si i vetmi Institucion Arsimor në Kosovë.

Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është fuqizimi i bashkëpunimit mes Akademisë dhe Industrisë në shtetet e Evropës. Përmes kësaj nisme, sipërmarrësit, universitetet, biznesmenët dhe studentët ndajnë njohuritë dhe eksperiencat e tyre me qëllim vetëdijësimi dhe mësimi rreth mundësive dhe aktiviteteve që ofrohen nga institucionet arsimore dhe bizneset në fushën e ndërmarrësisë.

Si pjesë e këtij eventi janë diskutimet dhe prezantimet e akterëve kryesorë në fushën e arsimit dhe sipërmarrësisë.
Në Kolegjin Universum, sot prezantuan përvojat e tyre Alejtin Berisha Drejtori Ekzekutiv i Kolegjit Universum dhe Peter Corbett nga Ëashington DC, U.S.A themeluesi i iS trategyLabs. Ardhja e Corbett në Kolegjin Universum, u mundësua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë.

Alejtin Berisha foli rreth vizionit që Kolegjit Universum ka në përgjithësi dhe rreth fokusit që Kolegji Universum ka për fushën e ndërmarrësisë.

Në anën tjetër Peter Corbet tregojë storjen e tijë të suksesit dhe tema e prezantimit tij ishte “Storja ime – Si të ndërtojmë një kompani kreative teknologjike” ku pikë kryesore ishte rrugëtimi i tij drejt themelimit të iStrategyLabs, kompani kjo me mbi 250 punonjës dhe klient brendet më të njohura botërore. Ai dha edhe shumë këshilla të vlefshme për studentët dhe ndërmarrësit e rinj Kosovar.

Kolegji Universum do të vazhdojë të jetë qendra kryesore e ndërmarrësisë në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme