Në UP 177 persona ligjërojnë lëndë edhe pse s’janë profesorë

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 13:36 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka prezantuar analizën e bartjes së lëndëve nga stafi akademik pa titull të profesorit në Universitetin e Prishtinës.

Gramos Buçinca nga ORCA, tha se 544 lëndë në Universitetin e Prishtinës mbahen nga 177 persona që nuk janë profesor. Së bashku me profesorët, këta paraqesin 26 për qind të ligjëruesve në UP, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, asnjëri nga këta 177 persona nuk i është nënshtruar kritereve rigoroze statutare për profesor, me anë të së cilave mund të dëshmohet përgatitja e tyre për të mbajtur ligjërata.

“76 prej tyre kanë vetëm gradën shkencore të masterit. Shumica janë asistentë që poashtu ligjërojnë. Pra, 103 asistentë ligjërojnë 308 lëndë duke e ditur që detyra e asistentit është që të mbajë ushtrime dhe të asistojë në punë të tjera akademike”.

Ai u shpreh se praktikat ku një master i shkencës ligjëron në nivelin bachelor, e aq më keq edhe në master dëmtojnë rëndë cilësinë e studimeve të çfarëdo niveli.

“Cilësia e studimeve rendohet edhe më tepër kur shtojmë numrin e madh të bashkëpunëtorëve të jashtëm të cilët pa iu nënshtruar shqyrtimit të kritereve të rrepta statutare për punësim angazhohen në mësimdhënie, mbajnë provime e konsultime në ngarkesë të njëjtë sa një profesor”.

Sipas Buçincës krejt kjo në fund u faturohet studentëve dhe taksapaguesve kosovarë, raporton EO.

Buçinca tha se nuk janë bërë publik emra sepse sipas tij synojnë të sulmojmë sistemin e gabuar dhe jo individët.

ORCA kërkon që të ndalohen improvizimet me burimet njerëzore në UP dhe angazhohen persona me kompetencë dhe kredibilitetin e duhur akademik.

Lexo më shumë:

Të ngjashme