Nga shtatori, Policia shton prezencën në afërsi të shkollave

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me fillim të vitit të ri shkollor, Policia e Kosovës do të shtojë prezencën e policëve në afërsi të shkollave.

Me këtë rast policia e Kosovës se bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Komunën e Prishtinës kanë koordinuar aktivitetet dhe kanë marrë masa konkrete për parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjes së sigurisë në afërsi të shkollave, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi, ka bërë të ditur se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, do të ketë prezencë të shtuar të policisë nëpër rrugë, sidomos në afërsi të shkollave.

“Sa i përket masave që kemi ndërmarrë në bashkëpunim me organet tjera përkatëse, Policia e Kosovës qysh në maj ka hartuar të gjitha planifikimet për muajin shtator. Në muajin shtator do të kemi një siguri më të madhe në trafikun rrugor”.

“Do të ketë prezencë të shtuar të Policisë sidomos në afërsi të shkollave. Po ashtu janë paraparë edhe ligjërata që do të zhvillohen në teori dhe praktikë me nxënës. Instruktorët së bashku me fëmijët do t’i praktikojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor”.

“Kërkojmë nga prindërit që t’u kushtojnë më shumë kohë fëmijëve të tyre dhe t’i mësojnë për rregullat e trafikut rrugor. Duhet të jenë të kujdesshëm se si po veprojnë vet prindërit – të jenë model i respektimit të rregullave të trafikut rrugor”.

“Në gjithashtu kërkojmë që të vendoset rripi i sigurisë. Policia e Kosovës do të jetë e pranishme jo vetëm në afërsi të shkollave, por edhe në rrugët tjera lokale dhe rajonale”.

Alush Istogu nga Ministria e Arsimit, tha se nxënësit kanë nevojë edhe për sigurinë në rrugë.

 “Në si ministri jemi të përgatitur në aspektin e ngritjes profesionale të nxënësve, hartimin e kurikulës së re në disa klasë dhe pajisjen e nxënësve me libra”.

“Përpos sigurisë në shkollë kemi nevojë më pas siguri edhe në rrugë. Duhet të fuqizohet edhe më tutje komuniteti i prindërve për përcjelljen e nxënësve nëpër shkolla”.

Medina Braha, drejtoreshë e Shërbimeve Publike në Konunë e Prishtinës tha se kanë shtuar numrin e vendkalimeve në kryeqytet.

“Përfaqësuesit e Policisë së Kosovës treguan se kanë hartuar disa planë në terren për zgjidhjen e problemeve kyçe. Kemi ngritur disa vendkalime”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme