Nxënësit akuzojnë arsimtaren për keqtrajtim, policia sqaron rastin

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 15:58 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nxënësit dhe prindërit e shkollës fillore “Emin Duraku” në kryeqytet, po e akuzojnë arsimtare Afërdita Misini për keqtrajtimin e nxënësve të kësaj shkolle, raporton EkonomiaOnline.

Madje ata sot protestuan duke kërkuar largimin e saj nga puna.

Nxënësja e kësaj shkolle me inicialet O.J, thotë për EkonomiaOnline se arsimtarja Afërdita Misini vazhdimisht ushtron dhunë psikike ndaj nxënësve, duke përfshirë edhe atë.

“Në momentin që kemi pasur orë me të, lëndë zgjedhore arsimtarja Afërdita Misini ka filluar me na bërë shumë psikike më së shumti në mua, ka filluar me i përmend emrat e familjarëve tonë dhe me më than mua as ju ‘Haxhollt’ familja e hallës time nuk mundeni me më ndal mua nuk ka përdorë dhunë fizike, por psikike në mua dhe në shumë nxënës të tjerë. Nuk ka pasur probleme as me mu as me asnjë nxënës por ka filluar me fjalë, veç me gjet një shënjestër me u hakmarrë që e kanë larguar prej shkollës mandej na akuzon për shumë sene tjera”, thotë ajo.

Ajo ka treguar se problemi me nxënës ka filluar pasi ajo kërkon fajtorin për largimin e saj nga puna dhe në këtë mënyrë po hakmerret ndaj nxënësve.

“Nuk ka pasur probleme as me mu as me asnjë nxënës, por ka filluar me fjalë, veç me gjet një shënjestër me u hakmarrë që e kanë larguar prej shkollës mandej na akuzon për shumë sene tjera”, thotë nxënësja O.J.

Por Afërdita Misini, mësimdhënëse në shkollën “Emin Duraku” në një prononcim për Ekonomia Online, ka mohuar këto akuza.

Ajo i quan orkestrime akuzat e nxënësve dhe ato të prindërve..

“Varet cili nxënës ju ka thënë sepse këtu po vazhdojnë organizimet. Edhe sot kanë organizuar protesta. Unë e kuptova dje që do të protestohet”, thotë ajo.

Arsimtarja Misini ka treguar se është larguar në mënyrë të padrejtë nga shkolla “Pjetër Bogdani” dhe është transferuar në shkollën “Emin Duraku”.

Misini për 1 vit ka qenë e suspenduar nga puna dhe se pas një viti është kthyer në punë me vendim të shkallës së dytë.

“Unë kam filluar procedurën gjyqësore me avokatin Mentor Nezirin jam ankuar në Avokatin e Popullit avokati i popullit ma ka kthyer letrën që unë duhet të kthehem në punë por ajo nuk ka ndodhur. Në tetor mua me vjen letra që duhet të transferohem në shkollën ‘Emin Duraku’. Unë transferohem në këtë shkollë kinse e kam hedh ditarin ndaj drejtoreshës por për shkaqe familjare unë nuk kam dashur që me e ekzagjeruar t këtë punë dhe jam tërhequr në shkollën ‘Emin Duraku’.

Drejtori i Shkollës, Agron Mexhani nuk ka dashur të prononcohet për EkonomiaOnline, por prapa kamera tha se janë në pritje të vendimit të Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Prishtinës, se si të veprohet me këtë mësimdhënëse.

Ai madje thotë se me këtë rast po merret edhe Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila për EkonomiaOnline ka thënë se rasti është paraqitur si mosmarrëveshje për të cilin Prokurori i rastin ka vendosur që rasti në fjalë të zgjidhet ndërmjet MAShT-it, Shkollës dhe Drejtorisë së Arsimit.

Megjithatë, drejtori i shkollës thotë se deri nesër do të merret një vendim për arsimtaren në fjalë.

Këshilli i prindërve të shkollës “Emin Duraku”, në Prishtinë, sot që nga ora 07:30 ishin mbledhur për të ndaluar hyrjen e arsimtares Afërdita Misinin që për këtë të fundit, prindërit po pretendojnë se ka abuzuar me fëmijët dhe i ka kërcënuar me jetën.

Lexo më shumë:

Të ngjashme