Opozita kërkon që politika të mospërzihet në punë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë

Prishtinë | 18 Kor 2019 | 14:25 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetët e opozitës kanë kërkuar që politika të mospërzihet në punë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), raporton Ekonomia Online.

Pas dështimit të mbledhjes së komisionit për Arsim, ku në rend dite ishte diskutimi për vendimin e KShC-së për mosakreditimin e disa universiteteve publike dhe private, deputeti i VV-së, Ismajl Kurteshi në një konferencë për medie tha se deklaratat e kryeministrit dhe ministrit të Arsimit jam të dëmshme për cilësinë e arsimit.

“Pas vendimit të këshillit ka pas reagime të shumta, mendoj de këshilli është institucion i pavarur institucion që ka për obligim të marr vendime bazuar në legjislacionin në fuqi dhe procedurat që parasheh legjislacioni, mendoj se këshilli do duhej raportet e ekspertëve të i bëj publike për opinionin ta dëshmojnë arsyen për ato vendime”

“Ndërhyrjet politike si ajo e kryeministrit dhe ministrit janë të pavend e dëmshme dhe do duhet të mos ndodhte sepse vetëm sa e dëmtojnë procesin”, tha Kurteshi.

“Nuk është e vërtetë se këto universitete janë mbyllur janë marrë hapa të caktuar e për atë që këshilli konsideron se nuk janë plotësuar kriteret kanë marrë vendimet e duhura”.

“Ne do ta përkrahim vendimin e Këshillit e të çdo kujt që është në përputhje me legjislacionin dhe nuk duam të ketë ndërhyrje politike sepse politika e ka sjellë arsimin në gjendje të rëndë”.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku ka kërkuar që të mos ketë ndërhyrje politike në këshillin për cilësi.

“Ky Këshill është votuar nga Kuvendi dhe besojmë në punën e tyre kryeministri nuk duhet të ndërhyj në këshill sepse ndërhyrja ka arrit ne të përjashtohemi nga eqar për shkak të ndërhyrjes politike në këshill”.

“Nuk duhet të ndërhyj politika në arsim, nuk jemi të kënaqur me sistemin arsimor dhe këshilli duhet ta bëj punën e vet duke besuar në profesionalizmin e tyre, ndërhyrja e kryeministrit dhe e ministrit e pengon punën e këshillit”.

“Këto universitete nuk janë mbyll, por nuk janë akredituar, mosakreditimi nuk do të thotë mbyllje dhe duhet punohet në cilësinë e këtyre universiteteve”.

Arbërie Nagavci nga VV, tha se pret nga kryeministri të sqaroj deklaratat ë tij lidhur me këshillin.

“Në shtator do pritet vendimi i ri, ndikimet e tilla të agjencisë do dëmtoj procesin dhe do ketë pasoja për të rinjtë tanë qe duan të vazhdojnë studimet universitare në BE”.

“…është përgjegjësi e jona të kërkojmë nga kryeministri të sqaroj deklaratat ë tij se zyrtarët e këtij këshilli janë mafioz e mercenarë, duhet mobilizim të plotë që ndërhyrjet politike të shmangen dhe agjencia të kryej punën e tyre siç duhet”.

Driton Çaushi, nga PSD-ja tha se të hënën do të ftohet ministri për të arsyetuar të gjitha deklaratat, raporton EO.

“Ne jemi dëshmitar se kjo punë nuk mund të zhvillohet në mënyrë të pavarur, deklarimet e kanë dëmtuar punën e agjencionit, janë edhe pengesat ë reja në pjesëmarrje të ngjarjeve arsimorë në nivel të lartë, ne kemi diskutuar që ministri të vij para komisionit për të sqaruar ato që ka thënë që kanë qenë brutale dhe ndërhyrje në Këshill”.

LEXONI EDHE:

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/832097820525279
Lexo më shumë:

Të ngjashme