Përfundon me sukses projekti “Shkollat e shekullit 21”, shpërblehen tri shkolla

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 14:33 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, së bashku me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Nicholas Abbott, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së shpërblimeve për shkollat fituese në kuadër të programit “Shkollat e shekullit 21”, raporton Ekonomia Online.

Ministri Bytyçi tha se ky projekt është një ndër projektet më të rëndësishme për shkollat në vendin tonë.

Ndërsa falënderoi Britaninë e Madhe për investimin në fushën e arsimit në vend.

“Për mua sot është kënaqësi që po kam fat për herë të dytë të jem në mesin e juaj. Ky projekt është një ndër projektet më të rëndësishme në shkollat tona. Po ashtu Britania e Madhe po investoj shumë në vendin tonë pikërisht në pjesën më të rëndësishme. Ky projekt në Kosovë filloi si pilot projekt në 10 shkolla dhe pas nënshkrimet më Ministrinë Angleze në këtë e shtrijmë në disa pjesë së Kosovës. Shihet qartë që po e garojnë me sukses që ta përvetësojnë projektin dhe për ta sfiduar të ardhmen. Unë besojë fuqishëm që shkollat tona të  futen dhe të jenë konkurrente me shkollat tjera në rajon”, tha ai.

Ambasadori britanik Nicholas Abbot tha se ky është hapi më i rëndësishëm në fushën e arsimit, ndërsa shtoi se projekte të tilla ndikojnë edhe në përgatitjen profesionale të nxënësve.

“Programi shkollat e shekullit është hapi më i rëndësishëm në fushën e arsimit ndërmjet Britanisë dhe Kosovës. Ky program bazohet në arsimin e Britanisë së Bashkuar. Menjëherë pas vitit 2018 ky program filloi edhe në vendet e Ballkanit. Ne së bashku po punojmë për të krijuar një ambient ku nxënësit përfshihen në mësime dhe ne zhvillimin e shkathtësive të tyre. Kjo është e rëndësishëm për nxënësit e Kosovës për punësimin e tyre në të ardhmen. Është ndjenje shumë e mirë të shohësh punën nga afër të këtyre nxënësve “, tha ai.

Drejtori i British Council, Agnus Bjarnason tha se rritja e shkathtësive të nxënësve mbetet sfiduese edhe për Mbretërinë e Bashkuar.

“Ne besojmë që të rinjtë pavarësisht se ku janë kanë të drejtë që t’i rrisin shkathtësitë e tyre të jetesës. Kjo është në sfidë me të cilën ballafaqohen edhe Mbretëria e Bashkuar prandaj punojmë së bashku që ti zhvillojmë shkathtësitë dhe të punojmë për të ardhmen. Ajo çka kërkojmë nga ju është të punoni së bashku dhe ti përdorni shkathtësie e juaja që të jeni inovativ. Edhe sot është treguar një punë shumë e mirë ekipore”, tha ai.

Ai në fund falënderoi Ministrinë e Arsimit për bashkëpunimin e tyre në këtë projekt.

Fitues të çmimeve ishin:

Vendin e parë; Shkolla “Bajram Curri”, Shtime

Vendin e dytë;  Shkolla “Hasan Prishtina”, Prishtinë

Vendin e tretë;  Shkolla “Emin Duraku”, Shtime

Vendi i parë dhe i dytë kanë të drejtë marrin pjesë në garën rajonale.

Programi “Shkollat e shekullit 21” është një program edukativ, në vlerë prej 10 milion funtave, i cili është dizajnuar nga British Council dhe është financuar nga Qeveria e Britanisë.

Programi do t’iu ofrojë mbi 1 milion nxënësve të moshës 10-15 vjet nga Balkani Perëndimor shkathtësi në mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve dhe kodim.   

I realizuar në partneritet me institucionet arsimore përkatëse në secilin vend, programi ka për qëllim të pajisë nxënësit e moshës 10-15 vjeç me aftësi të mendimit kritik dhe zgjidhjes problemore.

Krahas mësimit të aftësive të mendimit kritik dhe zgjidhjes problemore, fëmijët do të mësojnë aftësi praktike të programimit dhe do të kenë mundësi t’i praktikojnë aftësitë e tyre përmes informatikës fizike.

Lexo më shumë:

Të ngjashme