Përurohet salla sportive në Shkollën Fillore “Ramë Bllaca” në Bllacë të Suharekës

Suharekë | 11 Sht 2019 | 11:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shkolla Fillore “Ramë Bllaca” në Bllacë të Suharekës tash e tutje do ta ketë edhe sallën e sporteve, raporton Ekonomia Online.

Në inaugurimin e kësaj salle sportive, ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi , tha se rezultatet e të rinjve në sporte kanë bërë që të investohet në këtë drejtim.

“Vërtetë është kënaqësi sepse po e bëjmë këtë përurim në Bllacë dhe kjo shkollë po na bënë krenar me arritjet e saj. Pa dyshim që përtej përgatitjet nxënësve është e rëndësishme edhe pjesa rekreative që u ndihmon shumë nxënësve. Rezultatet e të rinjve tanë në të gjitha sportet na bënë obligim që ne të punojmë në këtë drejtim dhe tu ofrojmë kushte më te mira. Sistemi i arsimit është në rrugë dhe ne më nuk do të flasim për dështime, por për arritje”, ka thënë Bytyqi.

E kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka premtuar se në të ardhmen ky fshat do t’i ketë dy parqe dhe një fushë sportive.

“Për mua është ditë e rëndësishme sepse infrastruktura po ndërtohet çdo ditë për kushte të mira nëpër shkolla. Unë dua tu uroj këtë palestër dhe ju premtoj se ky fshat do ta ketë edhe fushën e sportit dhe dy parqe”, ka thënë Muharremaj.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Sadie Lumi, ka falënderuar ministrinë e Arsimit për këtë investim.

“Shkollës sonë i kanë munguar këso objekte dhe nxënësit tanë kanë punuar në kushte të rënda. Me anë të sportit nxënësit tanë do të mësojnë se si ta menaxhojmë humbjen dhe të ngritën për fitore”, ka thënë ajo, raporton EO.

Kjo sallë është investim i ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).

Lexo më shumë:

Të ngjashme