Programi Nacional për Rininë i prezantohet SBAShK-ut, Hoti thotë se do të implementohet edhe në Luginë

Prishtinë | 14 Mar 2019 | 13:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Programi Nacional për Rininë i është prezantuar Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori Nacional për Rininë, Rexhep Hoti, tha se është rregulluar baza juridike me të gjitha komunat. Sipas Hotit, të gjitha komunat e kanë mirëpritur programin, të cilin e quan shumë të pasur dhe me rëndësi për secilin nxënës.

“Nuk mundet sot në këtë shekull nxënësi i Republikës së Kosovës me kry shkollën dhe mos me pas në praktikën e vet, në aktivitetin e vet jashtë kurrikulave të mësimit, të ngushtë mos me pas edhe mendimin kritik, kreativitetin kulturor. Nuk mundeni ne ti ndërtojmë nxënësit nëse ai vetë në botën e vet me shprehë çka din”, tha Hoti.

Koordinatori Nacional, pohon se ka hezitime për këtë program. Ai shton se programi si i tillë, nuk i ndalon organizimet e deri tanishme nëpër komuna dhe shkolla.

“E kemi shpërnda nëpër shkolla natyrisht ka hezitime pak tek pjesa ose që nuk e ka kuptuar ose që ka interesa tjera. Ky program nuk i ndalon organizimet e gjerë tanishme që kanë qenë përkundrazi ato do ta kenë hapësirën e vet por ata kanë qenë seleksionuese. Ne duhet bëjmë për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës e kemi obligim kushtetues. Për këtë arsye janë bërë 20 punë me mësuesin 20 me tjerët. Mësuesi mi shpjegon 100 mësime por nëse s’dinë s’mësojmë asgjë. Problemi është a do ta gjejmë formën e përshtatshme për ta kuptuar”, shtoi Hoti.

Ai përmendi edhe nënshkrimin e bashkëpunimit në Luginën e Preshevës, Bujanovc dhe Medvegjë. Sipas Hotit, kjo është bërë në bazë të rezolutës së vitit 2013.

“Në bazë të rezolutës së vitit 2013 që në Luginë dhe mbi atë jemi thirr ne kemi kërkuar nga kryeministri që të ve në rend të ditës sepse kemi bërë një raport mbi  gjendjen atje dhe mendojnë që kryeministri ta bëjë një zyrtarë koordinues për luginë në mënyrë që nxënësit atje ta bëjnë programin. Ky program nuk ka të bëjë me politike, matematika gjuha janë të njëjta kudo. Kemi qenë edhe në Mal të Zi në Tuz e kemi shpalosur programin”, tha Hoti.

Zëvendësministrja në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Bunjaku, tha se me këtë program do të ngritët diapazoni i nxënësve. Sipas saj, Kosova po ofrohet programeve të ShBA-së, Finlandës e Gjermanisë.

“Me këtë program jemi të vetishëm që do të ngritët diapazoni i përgjithshëm i nxënësve do të socializohen fëmijët tanë do të rrinë larg dukurive negative. Mbi të gjitha ata do të jenë përfituesit më të mëdhenj të këtij programi. Përmes këtyre programeve ne po i bashkohemi ShBA-së, Finlandës, Gjermanisë”, tha Bunjaku.

Se e kanë mirëpritur shkollat në Kosovë, e thotë edhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Azem Guri. Ky i fundit, thotë se drejtorët e shkollave e kanë vlerësuar këtë program.

“Drejtorët e shkollave gjithsesi e kanë vlerësuar se ky program do të ndikojë në cilësinë në arsim. Ne fazën momentale jemi në zhvillimin e garave në kreativitet kulturor dhe mendim kritik së shpejti do te nisin garat në dituri dhe çdo gjë është duke shkuar në rregull”, tha Guri, raporton Ekonomia Online.

Përkrahje të këtij programit, i dha edhe kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Ai mirëpriti programin, ku shtoi se SBAShK-ut do t’i dalë në ndihmë implementimit nëse është e nevojshme.

“Besoj që ju po e jepni këtë mundësi tani që secili fëmijë të ndihet i barabartë të dihet që është dikush dhe kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në disiplina në shkolla është kënaqësi kur dëgjohet zëri, brohoritja në shkolla kur fëmija mësohet me sfidat se në jetë nganjëherë edhe humbim sepse kemi shpresë që do te fitojmë. Kjo garë e natyrshme do të jete kënaqësi për këta fëmijë. Ju premtoj ne çdo detyrë që e shihni të arsyeshme që mund ta bëjmë për hir të realizmit ne do të bëjmë”, tha Jasharaj.

Lexo më shumë:

Të ngjashme