SBAShK-u: Greva bëhet e fuqishme me bashkëngjitjen e çerdheve

Lipjan | 16 Jan 2019 | 10:56 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë vizitës që i bënë komunës së Lipjanit, përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ata vizituan Qendrën e Edukimit dhe Arsimimit Parashkollor të kësaj komune, raporton Ekonomia Online. 

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj,  tha se bashkëngjitja e kësaj çerdheje por edhe e të tjera e ka bërë më të fuqishme grevën.

“Jeni pjesë e jona dhe na keni shtuar forcën dhe unitetin”, u shpreh Jasharaj.

Ai ka shtuar se greva nuk varet nga SBAShK-u, por nga institucionet dhe zgjedhja që do ta bëjnë.

“Greva nuk do ndalet deri sa qeveria dhe institucionet tjera reagojnë pozitivisht. Nuk do pranojmë zgjedhje të pjesshme, kurrë mos u frikësoni që një pjesë do mbetet jashtë. Është gjynah turp për shtetin qysh ka fytyrë ti lë çerdhet në këtë mënyrë. E meritoni një vend shumë më meritor”, tha Jasharaj, raporton EO.

Ai ka thënë se pavarësisht sa gjatë kjo grevë, do jetë në përgjegjësi të qeverisë dhe institucioneve të tjera.

“Sa do zgjasë greva, barra do të jetë e institucioneve. Ka pasë muaj të tërë për ta kryer detyrën e tyre. Të gjithë thonë kërkesat janë reale e legjitime nëse janë të tilla qeveria duhet të kujdeset për mbarëvajtjen nëse donë e kryejnë për një kohë shumë të shkurtë”, tha ai.

Sot po vazhdon dita e tretë e grevës në arsim. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës po kërkojnë rritje e koeficientit për 30 për qind për pagat e mësimdhënësve.

Lexo më shumë:

Të ngjashme