Shkollat në kryeqytet organizojnë programe festive për 17 Shkurtin

Prishtinë | 14 Shk 2020 | 13:09 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 17 Shkurtit-Ditës së Pavarësisë, shkolla “Pavarësia” në kryeqytet ka organizuar një manifestim të larmishëm kushtuar kësaj feste, raporton Ekonomia Online.

Nxënësit e kësaj shkolle në prezencë të prindërve dhe mësimdhënësve performuan valle, këngë dhe poezi kushtuar Ditës së Pavarësisë.

Drejtori i Shkollës “Pavarësia”, Shefki Rusinovci, tha se nxënësit e kësaj shkolle për çdo festë organizojnë manifestime të tilla.

“Rëndësia e 17 Shkurtit është e nivelit kombëtar e shqiptarëve të Kosovës e shqiptarëve kudo që janë. Kurse për ne shkollën Pavarësia ka një vlerë të ndarë paska se ne eksitojmë më këtë emër një vit pas shpalljes së pavarësisë dhe e mbajmë me krenari ngase është simbol i përpjekës i sakrificave të mëdha të brezave para nesh dhe ne po ja dalim mirë ta përçojmë amanetin e shenjtë për një të ardhme të ndritshme, kjo ditë gjithmonë na sjell gëzim”, tha ai.

Nxënësit Nisa, Arisi dhe Thana u shprehën të lumtur dhe të gëzuar për këtë festë. Për këta nxënës 17 Shkurti është një ditë e veçantë.

“Festa e 17 Shkurtit është e madhe për Kosovën sepse u shpall liria e Kosovës dhe jemi çliruar nga pushtuesit serb. Sot ndihemi shumë të lumtur që kemi marrë pjesë në programin e 17 shkurtit. Dëshira ime është që kjo festë të mos mbarojë kurrë”.

“Ne shqiptarët e presim me shumë gëzim këtë festë. Festa e 17 shkurtit mua më kujton një ditë të lirisë së shqiptarëve. Sot po ndihem shumë mirë meqë jam edhe pjesë e programit të shkollës ‘Pavarësi’ për mua. 17 shkurti është një ditë e paharruar. Të gjithë shqiptarët ta gëzojnë  këtë festë”.

Pranvera Sharani, mësueses së shkollës “Pavarësia”, tha se 17 Shkurti ka një rëndësi shumë të madhe për gjithë kombin shqiptar.

‘’Rëndësia e 17 shkurtit është shumë e madhe, sepse është një ditë për gjithë kombin shqiptar. Këtë ditë e kemi pritur shekuj me radhë. Jemi munduar të bëjmë organizime të mëdha për këtë ditë”, tha ajo.

Program festiv kishte organizuar edhe shkolla “Faik Konica”. Drejtori Bislim Blakaj, i cili tha për Ekonomia Online, se 17 Shkurti është një ditë me vlerë të veçantë, të cilën duhet ta ngritin edhe më lartë me punë dhe angazhim për të mirën e shtetit dhe shoqërisë.

“Na  i kemi  festat, marsin krejt si rezultat është edhe Pavarësia me 17 shkurt, që është për ne gjëja më e vlefshme dhe duhet të punojmë e ta ngrisim këtë shtet më shumë përpara. Shkolla ‘Faik Konica’ është në nivelin mesatar, kemi pritje me qeverinë e re edhe ministrja shpresoj të jetë më aktive dhe të përmbushim premtimet që i kanë dhënë sepse arsimi është e ardhmja jonë”. 

“Shkolla jonë ka organizuar një program të larmishëm, janë pika të përcaktuar pjesëmarrës prindër, fëmijë, dhe është një festë që na gëzon të gjithë. Në këtë festë te jemi shëndoshë dhe të avancohemi’’, tha ai.

Ndërsa nxënësit e shkollës “Faik Konica”, Elioni dhe Albini recituan nga një vjershë kushtuar 17 Shkurtit.

“Festa e 17 Shkurtit për mua do të thotë shumë, sepse është shpallur Kosova Republikë dhe është një festë e paharruar. Sot patëm edhe programin dhe recituam një vjershë”, tha Elioni.

“Me 17 shkurt  2008, u arrit që Kosova të bëhet shtet i pavarur kështu që tani janë bërë 12 vjet që nga Pavarësia e Kosovës dhe po e gëzojmë sot”, tha Albini.

Lexo më shumë:

Të ngjashme