Studentët e Fakultetit të Arteve protestojnë para MAShT-it, kërkojnë përfshirjen në konkursin për bursa

Prishtinë | 07 Nën 2019 | 10:57 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, ka protestuar para MAShT-it për ta kundërshtuar vendimin për mospërfshirjen e tyre në konkursin e bursave, raporton EkonomiaOnline.

Me pankarta në duar “Njeri që e përçmon artin nuk e çmon shtetin”, “Mos ma merrni atë që na takon”, “Unë jam Bekim Fehmiu”, e me këngën “Besa-Besë, besën ta kam jap, jam artist edhe unë kam hak” ata nisën marshin nga Fakulteti i Arteve e drejt MAShT-it.

Marshi nisi në krye me ministrin e improvizuar me gojën e mbyllur dhe me brohoritje “Ne jemi kuadro, mos na ndalni bursat, “Dilni prej zyrave”,  ”Jo diskriminim“,  kërkuan që ministri të dalë e t’i takojë.

Edison Bibaj, kryetar i këshillit të studentëve, tha se do të vazhdojnë të kundërshtojnë vendimin për mos përfshirjen në konkursin për bursa, ndërsa kërkoi nga ministri Bytyqi që të merr masa të menjëhershëm.

“Sot vazhdojmë  më këtë protestë për të kundërshtuar  vendimin për bursa në kundërshtim me vendimet e ministrit. Po i tregojmë ministrit Bytyqi se ne jemi të pakompromis deri në heqjen e këtij vendimi. Të ketë gjithëpërfshirje të fakulteteve. Sot po i themi Ministrit nëse vazhdojmë në këtë mënyrë të diskriminohen dhe të anashkalohen studentët do të marrim masa radikale,” tha ai.

Ai tha se janë takuar edhe me ministrin Bytyqi, por që nuk ka shprehur vullnet për të zgjidhur këtë kërkesë të tyre.

“Ne nuk jemi kundër kritereve por faktin qe nuk ka gjithëpërfshirje. Ministri duhet ta kuptojë sa më parë që ky vendim është i pakompromisë. Ministri mos t’i maltretojë studentët e tyre. Kemi pas takim me Ministrin përderisa ai nuk i pranon faktet se ka bërë shkelje te ligjit dhe i ka thyer premtimet”, tha ai

Ai tha se bojkoti i ligjëratave do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesës ose të ketë gjithëpërfshirje.

Sipas tij 137 studentë vitin e kaluar kanë qenë bursistë.

Jeton Ahmetaj, profesor i artit, tha se ky vendim është diskriminues dhe se duhet anuluar.

“Kemi marrë informatën së është marrë vendim nga kjo ministri që t’i ndërpritet bursa studenteve tanë në mënyrë që t’u jepet prioritet disa fakultete tjera” tha ai duke kërkuar që ministri ta ndryshojë këtë vendim shpejt e shpejt këtë vendim diskriminiues.

Burim Gashi, ud i drejtorit për Arsim të Lartë nuk ka pranuar të prononcohet për këtë çështje

Tri departamente të Fakultetit të Arteve, në formë proteste performuan duke përdorur artin e tyre, si muzika me kor dhe instrumente, aktrim me një shfaqje, piktura me vizatime etj.

Për të njëjtën arsye edhe Këshilli Studentor i Fakultetit të Edukimit, në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet, kanë bojkotuar ligjëratat.

Lexo më shumë:

Të ngjashme