Të diplomuarit në ShBA ndajnë përvojat e tyre me të rinjtë, prezantohen 20 universitete

Prishtinë | 21 Nën 2019 | 15:45 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, u organizua “Alumni Fair-Panairi i të diplomuarve në ShBA”, ku u prezantuan 20 universitetet, raporton Ekonomia Online.

Erblir Kadriu, udhëheqës i Qendrës Amerikane për Këshillim, tha se ky është panairi i pestë i të diplomuarve në ShBA.

“Qëllimi i këtij panairi është që tu jepet një mundësi nxënësve dhe studentëve nga Kosova që të mësojnë për Universitetet e ndryshme që ekzistojnë në ShBA, programet akademike që ato universitet i kanë, por edhe mundësitë për bursa”, tha ai

Ai tha se në panair po marrin pjesë janë të diplomuarit të cilët kanë përfunduar studimet në ShBA e që për dy orë do të ndajnë përvojat e tyre me nxënësit dhe studentët që janë të interesuar të shkojnë në universitetet e ShBA-së.

“Kemi diku mbi 20 universitete ose të diplomuar qe përfaqësojnë universiteti. Ne gjate këtyre viteve kemi pa një interesim të madh të studentëve për te marre pjese në panaire”, u shpreh ai.

Kadriu tregoi se këtë vit 159 kosovarë studiojnë në ShBA në universitete të ndryshme.

“Vlen të ceket qe AAC ka një klub ë kolegjeve përgatitore ku punojmë me nxënës që janë të interesuar për të studiuar në ShBA. Ne kemi nxënës që janë sot në universitete prestigjioze”.

Dardan Berisha, përfitues për studime në ShBA për të Drejtën Ndërkombëtare në Indiana University, tha kjo ka qenë ndër përvojat më të mira për të.

“Sot kam ardhur këtu për tu dhënë këshilla të rinjve se si të bëjnë aplikimin me studiuar në Amerikë. E para është që ndihmon shumë nëse përgatiten mirë akadimikisht dhe kanë notat e mira, ndihmon shumë me pas referenca të mira”, tha ai.

Edhe Elza Hasan, studente në një nga Universitet në Amerike, ka ndarë përvojën e saj me të interesuarit për studime në Amerikë.

“Për mua ka qenë eksperienca me e mirë që kam pasur deri më tash dhe po shikoj qysh me arrtit një eksperience të ngjashme. Më ka pëlqyer eksperienca me nacionalitete të ndryshme te botës”, tregoi ajo.

I pranishëm ishte edhe zv.ambasadori amerikan, Nicholas J. Giscobbe.

Lexo më shumë:

Të ngjashme