UBT organizon aktiviteteve të shumta në nder të Javës Ndërkombëtare të Ndërmarrësisë

Prishtinë | 13 Nën 2018 | 07:20 | Nga Ekonomia Online

Kolegji UBT do t’iu bashkohet qindra institucioneve nga e gjithë bota, edhe sivjet, për të shënuar Javën Botërore të Ndërmarrësisë. Me këtë rast, do të mbahen aktivitete të shumta që kanë për qëllim promovimin e ndërmarrësisë dhe inovacionit në vend.

Aktivitetet do të mbahen në objektin e UBT-së, në Prishtinë dhe do të fillojnë të martën (sot) nga ora 16:00. Mes tjerash, do të diskutohet për sfidat dhe barrierat e ndërmarrësve në Kosovë, si dhe do të bëhet promovimi i “Big Data” dhe “Open Data”, promovimi i Qendrës për Transferimin e Teknologjisë, promovimi i alumnit dhe rrjetëzimi i tyre me studentët e rinj etj.

Pjesë e paneleve në aktiviteteve do të jenë përfaqësues nga legjislacioni i Kosovës, përfaqësues nga Qeveria e Kosovës (MNI), përfaqësues nga akademia (UBT), përfaqësues nga organizatat ndërkombëtare në Kosovë (USAID ose UNICEF) dhe ndërmarrës nga vendi.

Aktivitetet që e shënojnë Javën Globale të Ndërmarrësisë në Kosovë, konkretisht në UBT, përfshijnë: gara, vizita studimore, ligjërata, prezantime, trajnime.

UBT fton studentët që të jenë pjesë e këtyre aktiviteteve, duke ndarë përvojat në temat më aktuale në vend dhe botë, për ndërrmarrësinë, mbrojtjen e pronës intelektuale, idetë inovative dhe jo vetëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme