Vendimi i MAShT-it për konkursin e bursave, studentët paralajmërojnë bojkotim të mësimit

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 13:25 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve, që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, ka protestuar sot kundër vendimit të MAShT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i këtij këshilli, Edison Bibaj, ka kërkuar nga ministria e Arsimit që ta anulojë vendimin për bursa, përndryshe do të vazhdohet me bojkotimin e mësimit deri në rishqyrtimin e këtij vendimi.

“Sot para ministrisë së Arsimit po fillojmë një protestë për të vetmen arsye që është keqtrajtimi i studentëve në aspektin e bursave studentore. Bursa e ministrisë nuk është e përfshirë në të gjitha njësitë akademike”.

“Ne jemi të dëshpëruar dhe për këtë arsye kemi vendosur që të fillojmë me këtë protestë. Të enjten kemi bërë këtë kërkesë pranë ministrisë së Arsimit që të kemi një sqarim se për çfarë arsye fakulteti i Arteve nuk është i përfshirë në radhët e fakulteteve ku merren bursa për studentë; mirëpo nuk kemi marrë asnjë arsyetim apo sqarim”.

“Kërkesa jonë është që ky vendim të rishqyrtohet sepse nuk do të pranohet në asnjë mënyre. I vetmi kompromis është që ky vendim të anulohet. Në asnjë mënyrë nuk pranojmë që me këtë vendim të ecet përpara”.

“Kjo është protestë që paralajmëron se nga nesër do të vazhdojmë edhe me bojkotimin e mësimit deri në rishqyrtimin e vendimit për bursa. Ne do t’i bllokojmë njësitë akademike dhe nuk do të mbajmë ligjërata qoftë edhe një vit. Ky është vendim i pakompromis i yni”.

Alban Osmanaj, student i Fakultetit të Arteve, është shprehur kundër diskiminimit të Ministrisë së Arsimit.

“Këshilli studentor i fakultetit të artëve e kundërshton vendimin diskriminues të MAShT-it për bursa për studentët e UP-së. Ne jemi kundër që studentët të që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar, të cilët kanë arritur rezultate të larta studimet e tyre”, ka thënë ai.

Ndërkaq, Labeat Bytyqi, përfaqësues i degës së aktrimit në UP, ka thënë se shpenzimet detyrohen të mbulohen me shpenzime vetanake.

“Studentët detyrohen që t’i blejnë pëlhurat dhe ngjyrat nga buxheti vetanak. Po ashtu, kemi edhe te regjia e filmit dhe regjia e artit të cilët për të realizuar një detyrë shkollore sic është filmi ose shfaqja, ata detyrohen që shpenzimet t’i mbulojnë nga buxheti i familjes”, ka thënë Bytyqi, raporton EO.

Lexo më shumë:

Të ngjashme