Vihet gurthemeli i shkollës “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan

Deçan | 21 Gus 2019 | 12:38 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri në detyrë i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vizituar Komunën e Deçanit dhe ka marrë pjesë në vënien e gurëthemelit të shkollës “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan, raporton EkonomiaOnline.

Fillimisht Bytyqi është takuar në objektin e Komunës me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Më pas ata morën pjesë në vënien e gurthemelit të shkollës fillore “Heronjtë e Dukagjinit” në Gllogjan.

Bytyqi tha se kjo shkollë do të jetë me standarde evropiane me të gjitha kushtet.

 “Është kënaqësi të jesh në Gllogjan i cili dha shumë për krejt Kosovë. Sot jemi këtu ku mund të bëjmë mrekullia për vendin tinë e kemi obligim. Këtu po e ndërtojmë një shkollë i uroj banorët e kësaj ane, një shkollë me standarde evropiane. Kjo shkollë në të kaluarën nuk e luajti rolin vetëm të arsimit por edhe atë patriotik, kjo shkollë shërbeu edhe ai bazë e UÇK-së, duhet të angazhohemi shumë dhe Jam i sigurt që ky bashkëpunim me qeverinë qendrore dhe lokale synohet të krijohen kushte, do të jetë ai parametri ynë që tashmë është e sigurt”, tha ai.

Bashkim Ramosaj, kryetar i Deçanit, tha se duke krijuar kushte në infrastrukturën rrugore do të hapët rrugë edhe për cilësi në arsim, dhe falënderoi ministrin për përkrahjen.

“Sot jemi në këtë proces duke përmbyll një cikël në infrastrukturën shkollore e që me nau hap rrugë edhe për cilësi, më lejoni që me i përshëndet prindërit e dëshmorëve dëshmorët dhe më lejoni ta falënderoj ministrin për krejt çka ka bërë”, tha ai.

Lumnije Avdiaj, drejtoreshë e shkollës, tha ndihet e privilegjuar që po i pret ministrin dhe  pjesëmarrësit e tjerë në vënien e gurthemelit të shkollës.

“Ndihem e privilegjuar që ju pres sot këtu në vënien e gurëthemelit të shkollës së re. Investimi në arsim është jetik. Historia e shkollës shqipe sa është e dhimbshme është edhe e lavdishme”, tha ajo.

Lexo më shumë:

Të ngjashme