Zënë vendin e dytë në Beograd, O’Connell e Bytyqi përgëzojnë nxënësit e “Faik Konicës”

Prishtinë | 14 Maj 2019 | 11:14 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell dhe Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi kanë vizituar shkollën “Faik Konica” me qëllimin që t’i përgëzojnë nxënësit për suksesin e treguar në garën rajonale në Beograd, raporton Ekonomia Online.

Dy shkollat fituese nga Kosova në garën kombëtare në kodim me pajisjen “micro:bit”, “Nazim Gafurri” dhe “Faik Konica” morën pjesë në garën rajonale të organizuar në kuadër të “Samitit Digjital në Beograd” me ç’rast shkolla “Faik Konica” fitoi vendin e dytë.

Ambasadori Britanik Ruairi O’Connell, ka kërkuar nga nxënësit që të ndjekin ëndrrën e tyre dhe të mosdorëzohen, ngase sipas tij, vetëm ata  mund të ndihmojnë në zhvillimin e vendit.

“Për mua është arritje e madhe, çka ka bo shkolla, çka kanë bërë mësimdhënësit, por sidomos çka kanë bërë nxënësit në mbledhjen rajonale në Beograd dhe kanë fituar medaljen e argjend”.

“Nuk është diçka e vogël është diçka që shkollën për mua çka është më e rëndësishme se ju e dini tani që mundë të merrni ‘microbit’ dhe pajisje teknologjike dhe mundë të krijoni diçka që deri tani nuk ka ekzistuar gjenerata ime ne jemi”.

“Ju keni mundësit që ne nuk i kemi mundësit që ekzistojnë sot e që do të krijohen jo prej nesh, por prej jush çdo problem që zgjidhet do të zgjidhet prej jush, çdo send i bukur që ofrohet kohës i ofrohet prej jush, çdo krijues çdo zbulim vjen nga gjenerata juaj mos u dorëzoni, besoni në vete përdoreni këtë arritje të madhe”.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi u ka garantuar nxënësve mbështetjen e ministrisë që drejton. ngase sipas tij, nxënësit kanë dëshmuar se kur iu krijohen kushtet janë në gjendje të tregojnë rezultate.

“Ne çdo vizitë në shkollë kur bëjmë jemi shumë të kënaqur dhe të gëzuar, por kur kemi këso vizita për ne është dyfish gëzimi qe jemi pjesë e këtyre takimeve ju përgëzoj për një sukses për këtë sukses të madh, jo vetëm që jeni të mrekullueshëm, por tani po na bëni edhe krenarë”.

“Këtë projekt keni shtuar vlerën ju me suksesin qe keni treguar në samitin në Beograd dhe keni dëshmuar që ne kur ua ofrojmë kushtet ne jemi të gatshëm me shpërthye dhe me ec përpara ju nuk po tregoni vetëm për se e tashëm që po e filloni”.

“Jepni inspirim gjithë të e rinjve ju do të jeni e ardhmja e vendit tonë dhe do të hiqet brenga e asaj për punë në rrugën që po e ndjekin ju ma ju nuk do të lodhni për të ardhmen ku do ta gjej një vend pune ju jeni duke e siguruar që tani ne si ministri do të jemi të gatshëm tu mbështesim”.

O’Connell dhe Bytyqi u drejtuan medieve edhe pasi takimit të nxënësit. Ambasadori britanik tha se Qeveria Britanike është investitori më i madh kohën e fundit në Ballkan me investim prej më shumë se 10 milionë funtesh.

“Projekti nga Qeveria Britanike është investimi më i madh kohën e fundit në Ballkan me vlerën ma shumë sesa 10 milionë funtesh, synimi është për të pasur këtë projekte me majtë për veti për kodim për teknologjinë në çdo shkollë të Ballkanit”.

“Diku në shumë fusha jo vetëm në përgatitjen e nxënësve në fushën teknike por në të gjithashtu për të mësuar idenë e mendimit kritik edhe për mua kjo është shumë e rëndësishme dhe duke vizituar shkollën edhe duke uruar nxënësit që kanë fituar medaljen e argjend në Samitin digjital të rajonit ne kemi parë që atë gjeneratë tashmë ka dëshirë për të sfiduar vetën për të kritikuar mendimet e të kaluarës për të shfrytëzuar rastin nëse i ofrohen pra ka qenë arritje e madhe për nxënësit qe shkuan atje që fituan medaljen e agjendë ka qenë sukses për shkollën për kulturën që ka krijuar për të sfiduar nxënësit”.

Përderisa Bytyqi se projekti përveç nxënëseve u ofron edhe mësimdhënësve punësi të përfitojnë nga teknikat e reja.

“Sot ishte një kënaqësi që së bashku me ambasadorin britanik erdhëm në shkollën fillore ‘Faik Konica’, për të vizituar dhe për të uruar një sukses që nxënësit e kësaj shkolle që kanë arrit në samitin në Beograd, në garën e cila është krijuar në kuadër të projektit ‘shkollat e shekullit 21’.

“Pra thjeshtë ajo që kemi thënë nga fillimi së bashku me ambasadorin që ky është një projekt i rëndësishëm për shkollat tona tregoi edhe rezultati që ka qenë projekt i qëlluar dhe i rëndësishëm dhe gjithashtu është aq i rëndësishëm edhe për mësimdhënësit tanë që po i ofrohet mundësia të përfitojnë teknika të reja me ndihmën e partnerëve tanë të rëndësishëm në fushën e arsimit pra ky ishte ai suksesi. Ne vazhdimisht po e themi se kur i japim mundësi dhe i krijojmë kushte nxënësve tanë janë të gatshëm me arrit suksese”.

Kjo vizitë është realizuar në kuadër të projektit të British Council “Shkollat e Shek.21” i cili është një projekt i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar në fushën e arsimit.

Krejt kjo me qëllim të rritjes së perspektivës në punësim duke i pajisur nxënësit me shkathtësi koduese duke përdorur pajisjen “microbit”, dhe përmirësimin e praktikave në klasë, dhe duke i trajnuar mësimdhënësit e të gjitha shkollave fillore në mendimin kritik dhe zgjidhjen e problemeve.

Në Kosovë ky projekt implementohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Arsimit, kurse shkolla fillore “Faik Konica” ka qenë njëra nga shkollat pjesëmarrëse në fazën e parë pilot të këtij projekti.

Lexo më shumë:

Të ngjashme