Shoqëria civile bëhet bashkë për klimën, energjinë e mjedisin – qëllim përmbushja e obligimeve të BE-së

Prishtinë | 08 Tet 2021 | 11:01 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizatat e shoqërisë civile Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS), CNVP Foundation, Sustainability Leadership Kosova (SLK), Qytetarët Aktivë dhe WWF Adria kanë themeluar për herë të parë në Kosovë grupin “Koalicioni 27”, për të punuar së bashku rreth klimës, energjisë dhe mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Krejt kjo me qëllim që të përmbushen standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian, përmes marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Dardan Abazi nga INDEP, tha se fokus kryesor i bashkimit të këtyre organizatave është avokimi i problemeve të mjedisit, dhe kontributi në raportim të drejtë mbi gjendjen aktuale.

“Këto organizata janë mbledhur sot për me nënshkruar sepse fokus kryesor e kanë mbulimin dhe avokimin e mjedisit”.

“Sot i kemi bashkuar forcat që pak nga pak të kontribuojmë ne raportimin e gjendjes aktuale. Ky grup do jetë i hapur edhe për organizatat e tjera që duan t’i bashkëngjiten”, tha Abazi.

Krenare Salihu nga WWF ADRIA, tha se ky koalicion i 27 organizatave do të ketë si qëllim kryesor realizimin e raporteve dhe mbrojtjen e mjedisit, raporton EO.

“Koalicioni i 27 organizatave do të bëjnë raporte të ndryshme mbi mbrojtjen e mjedisit, duke u dakorduar që të raportoë brenda kapitujve dhe për të dhënë një pasqyrë të gjendjes së mjedisit”.

Kapitulli 27 – Mjedisi dhe ndryshimet klimatike, si një nga kapitujt/standardet që duhet të plotësohen mbulon politikat mjedisore të BE-së te cilat kanë për qëllim të promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Zbatimi i këtyre standardeve kërkon angazhim të përkushtuar të institucioneve qendrore dhe lokale, organizatave të shoqërisë civile etj. Prandaj, themelimi i këtij grupi do të ndihmoj Kosovën në përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE.

Të ngjashme