Shoqëria civile bën thirrje për pjesëmarrje masive në protestën për shkarkimin e kryeprokurorit

Prishtinë | 28 Gus 2018 | 15:52 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi i qytetarëve të pavarur “Protestoj” ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me protestën, e cila do të mbahet nesër me kërkesë shkarkimin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, pas shpërfaqjes së skandalit me listave të fryra të veteranëve dhe ndikimit të politikës në gjyqësor. Kërkesë tjetër e protestës që nis nga ora 18:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, është dhe nisja e procesit të “Vettingut” në gjyqësor.

Rron Gjinovci, një nga organizatorët e protestës me moton “Shkarkim Kryeprokurorit, Vetting Gjyqësorit 2” tha se të gjithë qytetarët po kërkojnë shkarkimin e Lumezit dhe në protestat që janë duke u bërë pret një rezultat të kërkuar, raporton Ekonomia Online.

Gjinovci bëri thirrje të ketë protestë masive për të ardhur në realizimin e kërkesës të cilën po e kërkon shumica e popullit. Ai tha se politikanëve nuk ua ka pa hajrin askush, por protestave po.

“Ne po angazhohemi ta bëjmë sa më masive protestën, në masën që qytetarët e ndjenë për të protestuar, në po atë masë ka me u përmirësu gjendja në Kosovë, ne nuk mundemi me i detyru njerëzit me zor, ne e kemi për detyrë si qytetarë me reagu dhe me kriju rrethana që të gjithë me reagu dhe në këtë rrethanë është kjo protesta që po organizojmë. Pra varet shumë se sa janë qytetarët e vullnetshëm që të i shlyejmë të reagojnë për këtë çështje. Hajrin politikanëve nuk ua kemi pa, hajnin ua kemi pa vetëm protestave”, shtoi Gjinovci.

“Prej vitit 2016 kur ka dal afera “Pronto” disa nga njerëzit që janë këtu bashkë me mua dhe tjerët kemi filluar organizimin e protestave nën moton “Protestoj” dhe nga ai vit e deri më tash janë organizuar diku më shumë se 15 protesta lidhur me këtë çështje”, tregoi Gjinovci.

“Një nga çështjet që ka dal në aferën “Pronto” ka qenë edhe puna e kryeprokurorit Lumezi mirëpo duke qenë se atëherë nuk ishte e qartë për çka po bëhet fjalë në përgjime ne nuk e kemi pasur në kërkesat tona çështjen e kryeprokurorit, por pas kësaj akuzave të fundit që janë drejtuar ndaj një prokurori që ka bërë një punë profesionale dhe pas gjithë joprofesionalitetit që ka treguar kryeprokurori është shndërruar në figurën që tani po mobilizon protesta në vendin tonë”, tha Gjinovci.

Ndërsa, organizatori tjetër i protestës , Shkelzen Gashi bëri të ditur kërkesat e tyre për protestën që po organizojnë për ditën e nesërme, kërkesat të cilat janë: shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, Vettingu i gjyqësorit dhe pastrimi i listës së veteranëve.

“Shkarkimi i kryeprokurorit, tash pas dorëheqjes se prokurorit Blakaj është e qartë për të gjithë se sistemi i drejtësisë e sidomos kryeprokurori është i kapur prej politikes dhe vendimet e tyre janë të ndikuara nga politikanët kryesor nga pozitat kryesore të institucioneve të Kosovës, kështu që kërkesa e parë është shkarkimi i kryeprokurorit Aleksandër Lumezi”, tha Gashi për kërkesën e parë në protestën që do mbahet nesër, raporton Ekonomia Online.

“Kërkesa e dytë është Vetting gjyqësorit dmth një formë rrënjësore e sistemit të gjyqësor që nënkupton rishikim i të gjithave vendimeve të deri tanishme që janë marrë nga sistemi gjyqësor në Kosovë dhe verifikim i pasurisë të të gjithë personave të pozitave kyçe në sistemin gjyqësor. Kërkesa e tretë është pastrimi i listave të veteranëve që tani jemi të gjithë të informuar që këto lista janë të fryra tej mase dhe si pasoj e kësaj fryrje keqpërdoren miliona euro të taksa paguesve qytetarë dhe duhet të kemi parasysh që qytetarët tanë janë qytetarët e një vendi më të varfër në botë”, Gashi.

Të ngjashme