Shoqëria civile gjen parregullsi në procesin tenderues të projektit “Rreth-rrotullimi i Lakërishtës”

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 11:29 | Nga Haldie Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo, kanë shpalosur  gjetjet që kanë hasur në procesin tenderues të projektit “Rreth-rrotullimi i Lakërishtës”, në kryeqytet, raporton EkonomiaOnline,

Elbasan Racaj,  nga Lëvizja Fol tha se OShP-ja nuk po merr për bazë çmimet jonormalisht të ulëta dhe këto çmime po përdoren për manipulime.

“Si gjetje kryesore del se Organi Shqyrtues i Prokurimit nuk po i merr për bazë çmimet jonormalisht të ultë, këto çmime përdoren për manipulime të ofertës finale dhe na bënë të pamundur ta dimë koston”

 Paulina Behluli, Nga Open Data, Tha se ky tender është hapur me procedurë të përkufizuar dhe po i mundëson OShP-së të zvarrit në pafundësi këtë projekt.

“Komuna e Prishtinës ka hapur tender  për rrethrrotullimin në Lakërishte, tender është hapur në procedurë të përkufizuar, gjë që mundëson zvarritjen të pakufizuar të OShP-së.

Leonita Molliqaj, tha se rregullorja e KRPP-së nuk po zbatohet nga OShP-ja.

Rekomandoi që të bëhet një rregullore e re për çmimet jonormalisht të rregullta.

“Po e shohim që një rregullore e KRPP-së nuk po zbatohet nga OShP-ja. Ne rekomandojmë që KRPP të amandementojë rregulloren për çmime jonormalisht të ulta, në rregulloren e re të vlerësohet saktë çmimet jonormalisht të kundërta”, tha ajo.

Këto organizata thanë se ky raport është dërguar në Komunën e Prishtinës dhe në OShP, por që nuk kanë marrë përgjigje.

Projekti “Rreth-rrotullimi i Lakërishtës”, në kryeqytet kap vlerën 1 milion e 400 mijë euro.

Të ngjashme