Shoqëria Civile: Kuvendi të procedojë me përzgjedhjen e Komisioneres për Informim dhe Privatësi

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Lëvizja FOL, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Instituti GAP, Instituti D4D, Grupi për Studime Politike dhe Juridike, Çohu, Instituti Demokratik i Kosovës, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe Flutura Kusari kanë monitoruar procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për Komisioner në kuadër të Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Andaj, ne organizatat e lartcekura sot iu kemi dërguar letër të gjithë deputeteve të Kuvendit të Republikës së Kosovës përmes së cilës kërkojmë që në seancën e fundit të kësaj legjislature, që pritet të mbahet më 22 gusht 2019, të futet në rend të ditës përzgjedhja e Komisioneres së Agjencisë për Informim dhe Privatësi.

Ju lutem, gjeni të bashkangjitur letrën drejtuar deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Të ngjashme