Shoqëria civile përmes një aksioni tregon si mund të protestohet në kohë pandemie

Prishtinë | 08 Maj 2020 | 15:53 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA kanë mbajtur aksion simbolik mbi ushtrimin e të drejtave demokratike. Ata përcaktuan pikat për   protestuesit e mundshëm në situatë pandemie, raporton Ekonomia Online.

Përmes këtij aktiviteti, aktivistët shënjuan 448 pika për 448 protestues para Teatrit Kombëtar për të demonstruar një mënyrë të mundshme të zhvillimit të një proteste në situatë pandemie duke respektuar distancën sociale dhe masat tjera.

Sipas tyre sshtu siç është e rëndësishme të ushqyerit për jetën tonë me që rast institucionet kanë nxjerre rregulla se si duhet të blejmë e furnizohemi me ushqim, në po atë masë është e rëndësishme demokracia.

E demokracia nuk nënkupton vetëm zgjedhje një herë në katër vjet por edhe të drejtën e qytetarëve për demokraci.

Rron Gjinovci nga organizata ORCA  ka thënë se kanë bërë një provë se si duhet të përgatitet protesta në situatën e pandemisë.

“Ashtu siç kanë krijuar institucionet udhëzime se si të shkojmë në market, me ble si me jetu jetën fizikisht , po ashtu është e rëndësishme mu organizu jeta jonë politike, qytetare. Pra për tu përcaktuar se si janë rregullat gjatë pandemisë. Ne kemi kërkuar nga institucionet udhëzime se si të veprojmë në këtë situatë dhe si duhet të sillemi dhe kemi vendosur pika të kuqe në distancë 2 metra të cilat mund të fshihen”, tha Gjinovci.

Sipas tij, qytetarët mund të protestojë për ckado si për çështje politike për çështje sociale.

“Sepse në kohë pandemie ka ndalesa në lëvizje dhe kemi vendosur na si aktivistë të shoqërisë civile po i respektojmë rregullat duke mos i shkelur ato”, tha ai.

Organizatat dhe aktivistët e përfshirë në aksion: ADMOVERE, Integra, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, ORCA – Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim, Trina Binaku, Gentiana Mehmeti, Alora Hyseni, Durim Jasharaj, Indrit Ferati, Rinor Mehmeti, Paris Guri, Roni Idrizaj, Agon Rexhepi dhe Adelina Tërshani.


Të ngjashme