Shoqëria Civile: Puna vullnetare po përdoret për përfitime individuale

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 12:11 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë u mbajt një panel me temën “Puna vullnetare në Kosovë dhe ndikimi i saj në zhvillimin e rinisë”, raporton Ekonomia Online.

Hana Ilazi, koordinatore e projektit PEN, tha se puna vullnetare është një nismë e mirë, por tashmë sipas saj, është kthyer në një përfitim individual nga organizata të ndryshme.

“PEN është organizatë që merret me fuqizimin e të rinjve dhe në raport me UNICEF-in, implementohen programet e UNICEF-it qe 7 vjet. Programet e PEN lidhen me punën vullnetare”.

“Ne kemi punuar për 3 vjet në trajnimin e organizatave dhe institucioneve publike. E mira e kësaj platforme është e bën një bashkim të vullnetarin me organizatën pasi është edhe më e lehtë për vullnetarin që mos me u keqpërdorë puna e tij”.

“Kjo sot minimizohet sepse tani më vullnetari kërkon me i forcuar ato aftësi në vendin ku punon. Pavarësisht që është një punë dhe nismë e mirë puna vullnetare, por puna e kësaj pune vullnetare është pikëpyetje për çka shërben pasi tani më është kthyer në një përfitim individual. Duhet të kuptohet se çka është vullnetarizmi”, tha Ilazi.

Ndërsa Marigona Shabiu, drejtoreshë ekzekutive e Iniciativës Rinore për të Drejtat e Njeriut (IHR), tha është shumë të rinj janë bërë ojesë e organizatave në mënyrë që të ngrisin zërin për të drejtat e tyre, raporton EO.

“E gjithë puna e IHR-së është një organizatë e cila është themeluar prej të rinjve që kanë dashtë m bo ndryshim dhe prej dëshirës me kontribuar në komunitet dhe të i nxisin të rinjtë ta ngrisin zërin e tyre”.

“IHR është themeluar prej një grupi të vullnetarëve. Një rrjet i të rinjve në Kosovë ku qindra të rinj ndër vite janë anëtarësuar përmes linkut që ne e kemi në faqen tonë”, tha Shabiu.

Të ngjashme