Shoqërohen në Polici dy ferizajas, kanosën gjyqtarin pas shpalljes së aktgjykimit ndaj të pandehurit

Prishtinë | 20 Nën 2021 | 09:45 | Nga Ekonomia Online

Dy burra nga Ferizaj pas shpalljes së aktgjykimit ndaj të pandehurit, dyshohet se kanë kanosur gjyqtarin e lëndës.

Sipas raportit 24 orësh të policisë të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor dhe janë intervistuar, njofton Klankosova.tv.

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.” thuhej në raport.

Tutje bëhej e ditur se rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme