Shoqërohen për në stacionin policor në Ferizaj tre persona për vjedhje të druve

Prishtinë | 05 Sht 2021 | 13:23 | Nga Ekonomia Online

Policia në Ferizaj ka bërë të ditur se kanë hasur në 3 persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur drunjë në bjeshkët e Ferizajt.

Sipas policisë, ata po i transportonin drunjët me një kamion dhe dy furgona.

Të njëjtit policia i ka shoqëruar në stacionin policor të Ferizajt dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe drunjët ( afërsisht 15 m) u janë konfiskuar për procedura të mëtejme.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me aksione të tilla edhe në ditët në vijim, në parandalim të prerjeve të pyjeve dhe transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve., si dhe apelon te qytetarët që, saherë hasin persona që prejnë , transportojnë dhe shesin ilegalisht drunjë, të njoftojnë menjëherë policinë , stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet nga policia në këtë komunë.

Të ngjashme