“Shota” me muzikë por pa valle kërkon të drejtat e punëtorëve

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 11:07 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 1 Majit-Ditës së Punëtorëve, të drejtat e tyre i kërkojnë edhe Shoqata Sindikale Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Shota”. Punëtorët e këtij ansambli kanë filluar protestën para Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve, raporton Ekonomia Online.

Valltarët me veshje të zakonshme kombëtare kanë defiluar nëpër sheshet e Prishtinës, duke shprehur kështu pakënaqësitë me gjendjen e tretmanit të Ansamblit Kombëtar “Shota”.

Në shenj proteste anëtarët e këtij ansambli kanë qëndruar ulur para MKRS-së, duke shprehur pakënaqësitë përkitazi me ksuhtet e punës.

Rregullimi i statusit me ligj  për artistë, rroga të dinjitetshme,  sigurimi shëndetësor, rroga bazë 550 euro, janë disa nga kërkesat e punëtorëve të ansamblit të këngëve dhe valleve “Shota”.

Besnik Graiçevci, kryetar i Shoqatës Sindikale të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”, foli për kërkesat dhe shqetësimet të cilat i preokupojnë gjatë punës së tyre.

“Shqetësimet tona janë shumë të pastra dhe të drejta, që është: sigurimi i artistëve, rregullimi i statusit me ligj për komunitetin artistik i cili mungon ende, rroga të dinjitetshme dhe shumë shqetësime të tjera. Këto janë kërkesat tona kryesore, dhe ne i bëjmë thirrje institucioneve tona që sa më parë të merren me dinjitetin e artistëve dhe të merren me shqetësimet tona. Ne kemi besuar në shtetin tonë, ne besojmë në shtetin tonë dhe e duam”, tha Graiçevci.

Të ngjashme