Shpallen finalistët të bursave të certifikimit profesional të USAID-it

Prishtinë | 31 Mar 2017 | 09:55 | Nga

Drejtori i misionit të USAID-it James Hope, i shoqëruar nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të mbajë fjalim hyrës dhe shpallë finalistët për grupin e 3-të të bursave të certifikimit profesional në kuadër të Programit të Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet (TLP-SP) të USAID-it.

Programit të Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet i USAID-it mbështetë programe arsimore afatshkurtëra në ShBA, të dizajnuara për t’u mundësuar profesionistëve të punësuar të fituarit e shkathtësive të avancuara nga fushat e specializimit me interes.

Bursat e certifikimit profesional do të ndahen për fushat studimore të sundimit të ligjit, administratës publike, bujqësisë, financave/kontabilitetit, edukimit, inxhinieringut/teknologjisë informative, si dhe studimeve gjinore dhe ndërdisiplinore.

Programi i Lidershipit Transformues – Bursat dhe Partneritetet financohet nga USAID-i dhe Qeveria e Kosovës, ndërsa implementimi i tij zhvillohet përmes partneritetit në mes të organizatës World Learning, USAID-it dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme