Shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Tuz, kaq mandate fituan shqiptarët

Prishtinë | 04 Mar 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Fitorja në Komunën e Tuzit nga koalicionit shqiptar “Forumi Shqiptar” ështe konsideruar historike nga të gjithë njohësit dhe faktoret kryesor politikë në botën shqiptare.


Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tuz shpalli sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve që u mbajtën dje në Komunën e Tuzit, sipas të cilave Forumi Shqiptar është fitues me 16 vende në parlamentin lokal.

Sipas këtyre rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) ka 10 mandate, Partia Boshnjake (BS) 4, Social Demokratët (SD) 1 mandat dhe Demokratët 1 mandat.
Rezultatet paraprake duhej të shpalleshin mbrëmë, por Kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor, Shtjefën Ujkaj, refuzoi t’i nënshkruajë ato dhe nënshkrimin e rezultateve e bëri veç sot.

Të ngjashme