Shpallet i pavlefshëm Ligji për Pagat

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të pavlefshëm Ligjin për Pagat në sektorin publik, duke e pranuar kërkesën e Avokatit të Popullit pas ankesave të disa sindikatave.

Pas pezullimeve, Gjykata ka vendosur që ky ligj në tërësi nuk është në përpuethshmëri me disa nene të Kushtetutës së Kosovës.

Vetëm pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi Ligji i ri për paga, në dhjetor të 2019-s, Avokati i Popullit e kishte dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të përputhshmërisë së tij me Kushtetutën. Këtij institucioni i është kërkuar që të vendosë masë të përkohshme ndaj zbatimit të këtij ligji. Pasi sipas Avokatit të Popullit është e nevojshme që të mbrohet interesi publik për të evituar dëmet e pariparueshme që do të mund të shkaktoheshin nga zbatimi i Ligjit për paga.

Kjo kërkesë është bërë pasi Avokati i Popullit ka pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për paga, duke përfshirë këtu edhe ankesat nga punëtorët në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil.


Të ngjashme