Shpëtohet qytetari që deshi të hidhej nga objekti i Komunës, dërgohet në Spital

Prishtinë | 09 Mar 2021 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Një qytetar mitrovicas, i irrituar me gjendjen ekonomike, kishte hypur mbi objektin e Komunës së Mitrovicës dhe kërcënonte që do të hidhej.

Aty menjëherë kishin arritur Policia dhe Zjarrfikësit, të cilit ishin munduar ta bindnin të lëshohej pa e lënduar veten, shkruan “Jepi zë”.

Tani ai është shpëtuar nga ekipet që ishin aty, dhe menjëherë është marrë nga autoambulanca e cila e ka dërguar në spital.

Sidoqoftë, personi që kishte hypur mbi komunë, akuzonte pushtetin se e la pa shtëpi qe 20 vite.

“S’ma keni maru shpinë qe 20 vjet”, bërtiste nga objekti i Komunës, dhe i vendoste këmbët poshtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme