Shpend Ahmeti: Parti politike, uluni në tavolinë

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Shpënd Ahmeti u ka bërë thirrje partive  politike që të ulen dhe të diskutojnë për gastronominë dhe humbjet që i ka shkaktuar pandemia.

Ai ka thënë se ka shumë gjëra që mund të bëhen jo vec në gastronomi.

“Por ja që sot po e fillojmë me gastronomi, këtë sektor tepër të rëndësishëm për komunën tonë. 1. Të qartësohen fazat e relaksimit; 2. Të lirohen nga taksat komunale për shfrytezim të hapësirës në krejt Kosovën; 3. Të lirohen nga qeratë në pronat e AKP-së; 4. Politika tatimore stimuluese per HORECA;

5. Programi i granteve qeveritare dhe komunale për bizneset e ndaluara plotësisht nga COVIDi; 6. Fondi i garancioneve të fokusohet edhe në bizneset e HORECA per te lejuar kredimarrjen më të lehtë për HORECA; 7. Të lejohet shfrytëzimi më i madh i hapësirave publike per shkak te kufizimeve në distanca deri në rimëkëmbjen e sektorit dhe program i përbashkët me HORECA për stimulimin e prodhimeve vendore, me subvencionim nga shteti”, ka shkruar ai

Ai në këtë postim ka përmendur rastin e Luaras Mehës biznesi i të cilit ka pësuar shumë humbje.

Të ngjashme