Shpend Ahmeti publikon listën e VV-së për Asamble Komunale

Prishtinë | 31 Gus 2017 | 12:12 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për Asamble Komunale nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kësaj liste i prinë vetë Ahmeti, i cili ka thënë se pas fitores së vitit 2013 në Prishtinë, 11 qershori ishte edhe një vlerësim i aktivizmit, punës dhe përkushtimit për një Kosovë më të mirë.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Të nderuar bashkqytetarë të Prishtinës
Të nderuar miq, bashkëpunëtorë.
Fryma e fitores së Lëvizjes po ndihet gjithandej. Pas fitores së vitit 2013 në Prishtinë, 11 qershori ishte edhe një vlerësim i aktivizmit, punës dhe përkushtimit për një Kosovë më të mirë.
Fitorja e 11 qershorit tani ka nevojë të vuloset me fitoret gjithandej Kosovës me 22 Tetor. Në Prishtinë vota për Vetëvendosjen në Kuvendin Komunal është po aq e rëndësishme sa edhe vota për Kryetarin e Komunës. Nga përvoja e viteve të fundit dihet rëndësia e Kuvendit.
Prandaj, kam nderin që para jush të prezantoj Listën e Lëvizjes VETËVENDOSJE për Kuvendin Komunal Prishtinë. Jam i lumtur që në këtë garë hyjmë me një listë të jashtëzakonshme të aktivistëve, profesionistëve, e punëtorëve.
Gjatë javëve në vijim do të keni mundësinë që të bisedoni me secilin prej tyre personalisht për të kuptuar planet, gatishmërinë dhe përkushtimin e tyre për ta ngritur Prishtinën në shkallët e zhvillimit edhe më tutje.
Na priftë e mbara së bashku!!!
#mezemër

 Shpend A. Ahmeti, Arben Vitia, Vjosa Hamiti Krasniqi, Genc Bashota, Drilon Pireva,  Nora Kelmendi, Egzon Azemi,  Naim Hoxha,  Nazlie Bala, Nol Nushi, Genc Sherifi, Visare Gorani Gashi, Berat Lahu,  Shpend Venhari, Teuta Krasniqi, Eman Rrahmani, Milot Podvorica, Valbona Petrovci, Fatban Bunjaku, Faton Mikullovci, Vala Peshku, Mirsad Vitia, Bashkim Beha, Mimoza F Sylejmani, Yll Rugova, Polinik Berisha, Valbona Kastrati, Lulzim Pirraku, Ermal Osmani, Leonora Shabani Bajraktari,  Besnik Muje, Fahri Sheqiri,  Violetë Kika,  Fikreta Kandic,  Arbër Vokrri,  Agnesa Rexha,  Betim Abdullahu,  Besëmir Krasniqi,  Vjollca Salihu-Jashari,  Arben Asllani,  Nazmi Berisha,  Diellza Begolli,  Mehmet Kastrati,  Qendrim Sahiti,  Teuta Govori,  Mahmut Koskoviku,  Sylejman Pireva,  Mevlude Zhushi-Aliu,  Bislim Shala,  Ilmi Reçica,  Arbnora Berisha, Veron Hasani,  Halit Zeneli,  Rahime Osmani,  Arber Limani dhe  Adrian Berisha – Gamble.

Të ngjashme