Shpend Ahmeti publikon mesazhin e qytetarit që do të mbesë jashtë për 300 euro

Prishtinë | 13 Nën 2020 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili ka thënë se pronari do ta largojë nga banesa, meqenëse nuk ka para që ta paguajë qiranë.

Përmes një postimi në Twitter, Ahmeti ka thënë se mesazhe të tilla po shtohen dita-ditës, derisa ka drejtuar kritika në adresë të Kuvendit e Qeverisë.

Sipas Ahmetit, qytetarët po mbesin jetim, meqenëse Qeveria po merr masa pa kurfarë kriteresh.

“Mesazhet si kjo po shtohen dita ditës e kuvendi nuk mblidhet. Qeveria merr masa pa kurfare kriteresh, ndërsa qytetarët mbesin jetim. Kfillnu!”, ka shkruar Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme