Shpërblehen “Miqtë e Fëmijëve”, kontribuuan në mbrojtjen e të drejtave të tyre

Prishtinë | 26 Shk 2019 | 11:20 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), në partneritet me Zyrën e UNICEF-it, kanë ndarë çmimet “Miku i Fëmijëve”, për kontribuuesit më të mëdhenj të vitit 2018, në fushën e mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Skënder Reçica, ndau çmimin “Miku i Fëmijëve”, për Muharrem Lutfiun nga Gjilani për strehimin e një fëmije.

Burim Behluli, shef i KOMF-it, ndau çmimin “Miku i Fëmijëve”, për biznesin IPKO, që ka dhuruar 150 mijë euro për qendrat e mjekësisë familjare.

Ndërsa, shefi i zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin, ndau çmimin  “Miku i Fëmijëve”, për bankën Raiffeisen Bank.

Çmim “Miku i Fëmijëve”, ndanë edhe Habibe dhe Sulejman Resinovci, për doktorin e pediatrisë Mazllum Belegu, i cili ka mundësuar shërimin jashtë vendit shumë fëmijëve, duke mbuluar te gjitha shpenzimet

Vlora Ismajli-Jaha nga Shoqata Pediatërve të Kosovës, ndau çmimin “Miku i Fëmijëve”, për punën vullnetare të tri mësimdhënësve.

Për punën vullnetare çmimin “Miku i Fëmijëve” e mori Dea Nikqi, nga Avokati i Popullit, Hilmi Jashari.

Mësuesja vullnetare, Zyhrie Miftari, u shpërblye me çmimin “Miku i Fëmijëve” nga SOS fshatrat e Kosovës.

Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se mbrojtja e fëmijëve është obligim i të gjithëve, sipas tij, duhet të ketë bashkëpunim me MAShT-in.

“Jam mirënjohës UNICEF-it për mbështetje për shumë angazhime tona konkrete. Mbrojtja e fëmijëve është obligim ligjor para të gjithave është obligim moral tu krijojmë kushte më të mira të u sigurojnë shkollim dhe për krejt këtë përgjegjës është shteti. Ministria është duke punuar për të ngritur mirëqenien e fëmijëve. Për të avancuat të drejtat ky ligj është parlament. Duhet të kemi koordinim me  MASHT. Me ministrin e shëndetësisë  për fëmijë të shëndoshë. Fëmijëve të u krijojmë kushte  dhe jo te mbesin në rrugë”, tha Reçica, raporton Ekonomia Online.

Shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin, tha se për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, duhet të bëhet më shumë.

“UNICEF ka pasur avancim sa i përket mbrojtjes dhe të drejtave të fëmijëve por duhet të bëhet me shumë. Është punë me pasion, ky eveniment duhet të na motivojë si punëtorë të OJQ dhe zyrtarë për punën dhe përkujdesjen ndaj fëmijëve”, tha Sahin.

Drejtoresha ekzekutive e KOMF-it, Donjeta Kelmendi, pohoi se kjo OJQ, ka 27 organizata që punojnë për mbrojtjen e fëmijëve.

“KOMF i 27 organizatave që punojnë në mbrojtjen e fëmijëve  ka thelluar bashkëpunimin për fëmijët. Tani KOMF ka filluar të zgjeroj partneritetin. KOMF me partneritet me UNICEF-in synon të zgjeroj bashkëpunimin për të drejtat e njeriut dhe përçojë mesazhin se mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve. Këto mirënjohje ndahen për kontribuuesit për të drejtat e fëmijëve. Për të njohur publikisht njohjen që japin kontribut. Ne presim të ndikojë në publikun për të drejtat e njeriut”, tha Kelemendi.

Të ngjashme