Shpërndahen 500 pako dhe 12.5 ton miell për familjet në nevojë

Prishtinë | 04 Maj 2020 | 14:08 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Katar” kanë ndihmuar me 500 pako ushqimore dhe higjienike dhe me 12.5 ton miell, familjet me gjendje të vështirë ekonomike, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i Projekteve në Drejtorinë për Mirëqenie Sociale, Premtim Fazliu tha se  po ndihmojnë këto familje në nevojë në bazë të kërkesave që kanë marrë në qendrën e thirrjeve.

Ai tha se po shpërndahen 500 pako ushqimore dhe higjienike dhe 1.2 ton miell për t’u ndihmuar qytetarëve gjatë kohës së pandemisë.

“Sot në bashkëpinim me “Katar Cherity” kemi bërë shpërndrajen e 500 pakove ushqimorë dhe diku reth 12.5 ton tonelata miell për familjet në nevojë,përfshirë këtu edhe komunitetet të cilat janë  kryesisht të margjinalizuara siq janë personat me aftësi të kufizuara dhe të ngjashme.

Jo domosdoshmërisht përfituesi i një pako ushqimore nga komuna e Prishtinës duhet të jetë me asistencë sociale” tha Fazliu.

Violeta Hasani përfaqësuese e banorëve, tha se i janë falënderues komunës për këto ndihma që po u vinë për të kaluar këtë gjendje, raporton EO.

“Komuna e Prishtinës sot ka vendosur të i shpërndajë pakot për banorët në nevojë që janë, kërkesa shihet npërmes komunitetit “Qendra”e kemi bërë një listë prej 60 familjeve  dhe fatmirësisht u janë dalë në ndihmë. E falenderoj shumë komunën e Prishtinës sa do pak e ka zbutur atë varfërinë e banorëve” tha ajo.

Sabedin Berisha, nga Bashkësia Lokale, tha se këto pako janë shpërndarë në vazhdën e ndihmave që po shpërndanë komuna për të qenë sa më pranë qytetarëve në këto ditë.

“Nëpër secilën lagje janë kryetarët e asaj lagjeje dhe në bazë të atyre kemi bërë evidentimin e 60 familjeve në nevojë dhe i kemi dërguar në komunë  që janë familje që kanë nevojë  me ju ndihmu me ndihma ushqimore dhe higjienike” tha ai.

Të ngjashme