Shpërndahet materiali i ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit

Prishtinë | 13 Shk 2021 | 10:02 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  ka shpërndarë  materialin e ndjeshëm zgjedhor për zgjedhjet e  parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Këto materiale do dorëzohen në Komisionet Komunale në të gjitha komunat.

Të dielën në mëngjes në orët e hershme materiali zgjedhor shpërndahet nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në të gjitha qendrat e votimit në secilën prej komunave përkatëse.

Në shpërndarjen e këtij materiali ka asistuar edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se shpërndarja e materialit të ndjeshëm zgjedhor po bëhet edhe në përcjelljen e policisë. Ai tha materiali shpërndahet në Qendrat Komunale, kurse të dielën edhe në vendvotime.

“KQZ sipas planit  operacional  shpërndan  ndie materialin e ndjeshëm  zgjedhor ku bëjnë pjesë edhe fletëvotimet. Ky material do të shpërndahet në Qendrat Komunal dhe të dielën në mëngjes do të shpërndahet në qendrat e votimit”, tha Elezi.

Elezi ka folur edhe për numrin e fletëvotimeve ku tha se për këto zgjedhje janë shtypur 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime përfshirë edhe ato rezervë.

Ai tha se për këto zgjedhje janë shtypur 10 për qind më pak fletëvotime në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Sipas tij, asnjë qytetarë me të drejtë vote s’do të mbetet pa votuar për shkak të fletëvotimeve.

“KQZ’ja duke u mbështetur edhe në praktikat e kaluara dhe në proceset e kaluara zgjedhore ka shtypur më pak fletëvotime sesa qytetarë të regjistruar për të votuar Ky është vendim i menduar mirë nga KQZ’ja. Kështu kemi vepruar edhe gjatë viteve të kaluara dhe nuk kemi pasur mungesë të fletëvotimeve. Nuk ka asgjë për tu shqetësuar se ka edhe fletëvotime rezervë dhe askush nuk do të mbetet pa votuar.  Të drejtë vote kanë të gjithë ata qytetarë që janë prezent në listat votuese. Ato përmbajnë jo vetëm banorët rezident të Kosovës por edhe ata që jetojnë jashtë vendit”, ka thënë ai.

Bazuar në listën përfundimtare të votuesve me të drejtë vote janë 1 milion 794 mijë e 862 votues, por pavarësisht kësaj, KQZ ka shtypur më pak fletëvotime sesa numri i përgjithshëm i votuesve, janë gjithsej 1 milion e 617 mijë e 200 fletëvotime që janë shtypur përfshirë edhe ato rezervë.

Të ngjashme