Shpërthen bombola e gazit afër lagjes “Marigona”, 12 të lënduar

Prishtinë | 29 Dhj 2020 | 13:32 | Nga Ekonomia Online

12 persona janë lënduar nga shpërthimi i një bombole të gazit në rrugën Prishtinë-Ferizaj, afër lagjes “Marigona”.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur sot rreth mesditës.

“Sot rreth orës 12:00 brenda një objekti në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një shpërthim (dyshohet bombolë gasi). Bazuar në të dhënat e deritanishme  dyshohet se në  këtë rast janë lënduar 12 persona, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Prishtinë”, ka thënë ajo.

Sipas Ahmeti në vendin e ngjarjes aktualisht janë zjarrfikësit dhe njësitet policore që janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes.

“Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit si dhe të gjitha njësitë e nevojshme policore për ekzaminimin e vendit të ngjarjes të cilët aktualisht po punojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat të cilat kanë të bëjnë me rastin”, ka thënë ajo.

Të ngjashme