Shpërthen zjarri në objektin e fabrikës së verës në Krushë të Vogël

Prishtinë | 30 Maj 2022 | 18:26 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh ka shpërthyer në Krushë të Vogël të Prizrenit gjatë orëve të pasdites.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer në objektin e fabrikës së verës.

Mediat lokale nga Prizreni kanë transmetuar pamje nga vendi i ngjarjes derisa vërehet zjarri madh që ka përfshirë objektin.

Njësia e zjarrfikëseve të Prizrenit dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit.

Të ngjashme