Shpërthimi në Mitrovicë, flet pronari i veturës

Prishtinë | 05 Kor 2021 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Një shpërthim ka ndodhur brenda një automjeti, në fshatin Suhudoll të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Hoti ka thënë se nuk ka të lënduar, ndërsa nga shpërthimi është dëmtuar rëndë pjesa prapa e veturës.

Bekim Aliu, pronari i veturës, ku pati shpërthim ka thënë në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, se i kishte disa mbeturina në veturë që ishte duke i transportuar.

“Jam nisur me veturë për me shku në punë edhe me i heq do mbeturina. Kur kom dal jashtë e kom pa që ka kërsit bomba edhe te shtëpia e vëllaut, edhe në dyer, edhe shenjat i kam pa në dyert e Pasatit”.

Aliu nuk ka idenë se si erdhi deri tek ky incident, apo nëse këtë e ka bërë dikush me qëllim.

“Kom mendu qe është goma ajo që ka krisur, por kur e pashë situatën thirra policinë. Në momentin që kam dalë nga vetura dhe ja kam fillu me ecë, ka eksploduar”.

Të ngjashme