Shpezëtarët protestojnë sërish para AUV-it

Prishtinë | 23 Qer 2017 | 09:31 | Nga

Shoqata e Shpezëtarëve ka protestuar edhe sot para AUVK-it, me kërkesë që të ndalohet importi i vezëve nga Shqipëria pasi që sipas tyre po dëmtohen prodhuesit vendor.

Kërkesat e shpezëtarëve janë ndalimi i damping-ut dhe bërja e analizave të nevojshme për vezët, e përveç asaj të vjetërsisë që është i dëmshëm për shëndetin, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Shpezëtarëve të Kosovës, Sabit Rama ka thënë se në këtë protestë përfaqësohen 164 fermerë. Sipas tij, nga Shqipëria importohen vezët me çmim prej 11 eurosh një pako, e cila përmban 360 vezë, kurse e njëjta në tregun e Shqipërisë shitet me 27 euro.

Ai shpjegon se ky çmim në Kosovë vije për shkak se nga Shqipëria sillet teprica e vezëve, kurse fermerëve nga Kosova u shkaktohen çdo ditë humbje në vlerë prej 16-mijë deri në 17-mijë euro.

Pas takimit që ishte kryetari i shoqatës, Sabit Rama me zyrtarë të AUV-it i u premtua se do të marrin masa dhe do të ndalet hyrja e këtyre vezëve. Fermerët me shpresë se do të merren masa u shpërndan të qetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme