“Shpirti i bardhë i Arianit u nda në bardhësinë e borës”

Prishtinë | 27 Jan 2019 | 12:53 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur mbledhje komemorative për zëvendësministrin e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, i cili humbi jetën tragjikisht në Brezovicë nga një ortek i borës, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, në një fjalë rasti drejtuar të pranishmëve tha se Kosova ka humbur një zëvendësministër të zellshëm.

“Familja e nderuar e akademik dacit e ka humbur të birin, e qeveria një zv ministër të zellshëm. Njerëzit si Arian Daci mbahen mend gjatë jo për zhurmë po për qetësi. Shpirti i bardhë  Arianit u nda në bardhësinë e bores. I dalluar për vlerat e larta të vendit Ariani do të na mungoj”,tha ai.

Ndërsa ai që punoi direkt me Arianin, ministri i Diasporës, Dardan Gashi, tha se ka qenë dorë e djathtë e ministrisë teksa fjalimin e tij e quajti më të rëndin.

“Ky është fjalimi më i rëndë i karrierës time. Ariani jo vetëm qe ka qenë dora e djathtë e ministrisë por ka qenë mik edhe për të ndarë halle”, tha ai.

Ministri i diasporës së Maqedonisë, Edmond Ademi, tha se dhimbja e tij ka prekur jo vetëm Kosovën por edhe më gjerë

“Është shumë pikëluese ky moment. Qasja e tij dashamirëse ishte e dukshme. Humbja e tij është e papritur dhe e dhimbshme, qoftë i paharuarr kujtimi për të”, tha ai.

Hareja ishte virtyti që e karakterizonte Arianin dhe si i tillë do t’i mungojë edhe Odës së Farmacistëve të Kosovë.

Kryetari i kësaj ode, pohon se Ariani nuk ishte vetëm koleg por edhe mik i mirë.

“Hareja që transmetonte Ariani ishte ajo që e karakterizonte. Arianin nuk e kam pas vetëm farmacist por edhe shok. Në konferencën e fundit të  farmacistëve qe patëm ai shprehi mbështetjen e ti edhe të ministrisë. E pata edhe mentor të skijimit”, u shpreh Jakupi.  

Mes dhimbjes për të vëllaiun, motra e Ariant, Edi Daci – Prapashtica ka falënderuar të pranishmit për përkrahjen e dhënë familjes

“Në emër të familjes dhe të vëllait tim të ju falënderoj për përkrahje dhe prezencën tuaj”, tha ai.

Përndyshe, Ariani ishte i biri i akademik Nexhat Dacit, kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ai ishte i shkolluar për farmaci ndërsa krahas profesionit ishte emëruar zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Nga viti 1997 deri në 2005 studimet i kreu në Universitetin e Prishtinës, ku kreu edhe master për farmaci. Në vitin 2015 kreu master për marketing.

Mbledhja komemorative për vdekjen e zëvendësministrit Arian Daci

?DREJTPËRDREJT – Mbledhja komemorative për vdekjen e zëvendësministrit Arian Daci

Posted by Ekonomia Online on Sunday, January 27, 2019

Të ngjashme