“Shporta e Ramazanit” ndihmon 1 305 familje me pako ushqimore

Prishtinë | 14 Maj 2020 | 13:10 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

1 305 familje janë ndihmuar me pako ushqimore dhe mbi 32 tonë miell nga Ambasada e Emirateve Arabe, gjegjësisht nga Fondacioni “Khalifa Bin Zaned Al Nahjan”, përmes projektit “Shporta e Ramazanit në Republikën e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Përmes Ministrisë së Financave dhe Transfereve këto pako ushqimore janë ndarë në gjithsej tetë komuna të Kosovës: Mitrovicë, Skenderaj, Prizren, Rahovec, Fushë-Kosovë, Obiliq, Lipjan, Ferizaj dhe në dy strehimore të grave të dhunuara.

25 pako ushqimore janë shpërndarë të enjten në lagjen e komunitetit rom në Fushë-Kosovë, për invalidë dhe jetimët, si dhe 13 pako për rastet sociale në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Nga Ambasada e Emirateve Arabe në Podgoricë, Ibrahim Fadlalla, tha se këto pako shkojnë për familjet e varfra.

Ai njoftoi se shpërndarja e pakove ushqimore ka filluar nga viti 2015, është projekt i përvjetshëm në shenjë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Kemi ardhur me e realizua projektin në muajin e shenjtë të Ramazanit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Transfere – divizioni për Mirëqenie Sociale”.

“Kemi bërë shpërndarjen në tete komuna rreth Kosovës, dedikuar familjeve të varfra. Pakot përmbajnë produktet bazike si miell, vaj, makarona, oriz. Jemi në përmbyllje të projektit dhe janë gjithsej 1 305 familje”.

Ridvan Gashi, aktivist i komunitetit rom në Fushë-Kosovë, tha se ky komunitet ka qenë më i prekur nga pandemia, raporton EO.

“Falënderoj përfaqësuesin e Emirateve të Bashkuara në Kosovë, që po ndihmon në këtë kohë pandemie dhe në kohë ramazani. Komuniteti rom ka qenë me i prekuri, sepse kemi shumë raste sociale”.

“I kemi ndihmuar 25 familje që janë invalidë dhe jetimë. Urime ky muaj dhe shpresoj të mbyllet kjo pandemi”.

Këto ndihma kanë filluar të shpërndahen nga data 6 maj. Fondacioni ka filluar punën që nga paslufta, duke iu dalë në ndihmë shumë familjeve dhe do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.

Të ngjashme