Shqetësuese kërcënimet ndaj gazetarëve, sivjet u regjistruan 7 raste

Prishtinë | 03 Maj 2017 | 11:51 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kërcënimet ndaj gazetarëve në punën e tyre mbetet shqetësuese. Vetëm këtë vit në Kosovë kanë ndodhur 7 kërcënime ndaj gazetarëve në forma të ndryshme.

Kështu u tha në debatin “Siguria e gazetarëve në Kosovë” me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Medias të organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, raporton Ekonomia Online.

Përfaqësuesi i OSBE-së, Arben Hajredinaj, tha se misioni i OSBE-së në Kosovë gjatë viteve të fundit ka punuar shumë duke adresuar problemin e sigurisë së gazetarëve, duke filluar nga kërcënimet, shantazhet e format tjera të kërcënimeve.

Ai ka theksuar se gazetarët ankohen edhe për kushte të dobëta të punës, por shtoi se Inspektorati i Punës ka ndërmarr veprime për përmirësimin e kushteve.

“Që nga ja janari i këtij viti kemi 7 raste të regjistruara të formës së kërcënimit të gazetarëve…”, tha Hajredini.

Arbana Xharra, kryeredaktore në gazetën “Zëri”, ka theksuar se pas 16 vjetësh të përvojës së punës si gazetare nuk ka menduar se do të vijë një kohë e tillë që i vështirësohet puna me kërcënime.

Ajo ka theksuar se llojet e kërcënimeve kanë ndryshuar formë që nga paslufta e sidomos përmes rrjeteve sociale.

“Jam ballafaquar qysh prej përndjekjeve më veturë, pastaj nga një biznes shumë i fuqishëm për të ma ndalë punën… Nga 2012-ta jam kërcënuar edhe nga radikalizmi”, tha ajo.

Xhara ka folur edhe për rastin e saj të fundit që është kërcënuar me mbishkrim te banesa e saj.

Ndërsa, Fatmir Lama, producent në Kohavision ka tërhequr paralelen nga e kaluara me të tashmen duke thënë se është cilësuar si pjesëtar i UDB-së. Ai tha se nga kallëzimi penal që ka bërë në Polici ende nuk ka marr kurrfarë njoftimi rreth rastit të tij.

“Me heshtje mbulohen të gjitha marritë. Duhet të mos ndalemi dhe të vazhdojmë punën pavarësisht kërcënimeve. Shteti nuk merret me kërcënimet edhe të shoqatave dhe gazetarëve. Ka vdekur koha e individëve të pakritikueshëm”, tha Lama.

Petrit Çollaku nga AGK-ja tha se kjo organziatë qe dy vjet po punon në një projekt regjional që ka sjellë gjëra më të mira për komunitetin e gazetarëve, duke parë asociacionet në rajon dhe janë duke punuar në një frymë më aktive.

“Nga janari i kemi 7 raste të evidentuara dhe si duket trendi do të jetë i njëjtë me vitet e kaluara. AGK-ja e ka parë të rrugës që hallka e sistemit të shtetit: Policia, Prokuroria dhe Gjykatat të punojnë. Kjo hallkë po ngecë, ose të Prokuroria ose të gjykatat”, tha ai.

“Duke i parë këto ngecje kemi parë të udhës që të hapim një debat me Policinë, gjykatat, Prokurorinë për rastet e gazetarëve”.

Ai tha se AGK-ja kërkon që mos të ndalet ndëshkueshmëria ndaj atyre që sulmojnë gazetarët në punën e tyre.

 

Të ngjashme